Mlladiç pakënaqësi ndaj Tribunalit të Hagës: Kukull e NATO-s

Ish-komandanti i ushtrisë serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiç, e ka quajtur “kukull të NATO-s” Tribunalin për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, duke thënë se “ai vepron në mënyrë të njëanshme, kundër tij dhe serbëve të tjerë”.
Gjatë seancës dëgjimore në Gjykatën e Hagës, ai ka mbajtur në dorë fotografitë e familjes dhe të vetes së tij, ku dukej me uniformën e ushtrisë serbe.
Mlladiç është ankuar se autoritetet e drejtësisë nuk i kanë lejuar bashkëshortes së tij “t`ia sillte uniformën”.
Gjykatësi Olfons Ori ka ndërprerë seancën.
"Kasapi i Bosnjës" akuzohet për krime lufte, të cilat e kanë zanafillën në konfliktin e Bosnjës në vitet 90-të, përfshirë Masakrën e Srebrenicës ku u vranë 8.000 burra dhe djem myslimanë.
Ai është arrestuar në maj të 2011-ës. Gjykimi i Mlladiç pritet të nis