E Diel, 1 Nëntor 2026

Vestervelle: Serbia ka bërë përpjekje të mëdha

Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Vestervelle, ka deklaruar se Gjermania do të donte që në takimin e ardhshëm të Këshillit të Evropës, Serbia të bënte një hap përpara drejt Bashkimit Evropian.

Këto komente ai i ka bërë në Beograd, pas takimit me homologun serb, Vuk Jeremiç.

“Vizita ime është mirënjohje për atë që keni bërë dhe inkurajim për metrat e tjerë që kanë mbetur”, transmetojnë mediat serbe deklaratën e Vestervelle.

Jeremiç ka thënë se Serbia ka bërë gjithçka të mundur për të përmbushur kushtet e vëna nga Bashkimi Evropian, me qëllim marrjen e statusit të kandidatit për anëtarësim në këtë mekanizëm.

Ai ka përsëritur para gazetarëve se “Serbia nuk do të pranojë kushtëzime me Kosovën”.

Në dhjetorin e vitit të kaluar, BE ka shtyrë vendimin për kandidaturën e Serbisë, duke i kërkuar normalizimin e marrëdhënieve me shtetin kosovar.

Shqyrtimi i radhës i kërkesës së Serbisë do të bëhet muajin e ardhshëm.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›