E Diel, 1 Nëntor 2026

Beograd, Gudio Vestervelle takim me Vuk Jeremiç

Shefi i diplomacisë gjermane, Gudio Vestervelle, ka nisur takimin me homologun serb, Vuk Jeremiç, pas të cilit do t`iu drejtohet gazetarëve në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë.

Në orën 19:00, Vestervelle pritet të nisë bisedimet me presidentin serb, Boris Tadiç.

Vizita eVestervelle në Beograd ka qenë e papritur. Sipas mediave gjermane, ai pritet t`iu bëjë presion autoriteteve serbe që të shkojnë përpara në bisedimet me Kosovën dhe të përmbushin kushtet e Bashkimit Evropian, nëse duan të marrin kandidaturën për anëtarësim në BE.

Vizita vjen në kohën kur brenda BE-së ka përçarje nëse Serbisë duhet t`i jepet statusi i kandidatit.

Bashkimi Evropian e ka shtyrë këtë vendim nga dhjetori në mars, për t`i dhënë Beogradit më shumë kohë për të bërë përparim në bisedimet me Prishtinën.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›