E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konjufca: Dell nuk është më ambasador

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka deklaruar se ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Christofer Dell e ka braktisur rolin e tij të ambasadorit, dhe se tani ai ka një rol të ri, atë të kritikuesit të kundërshtarve të Hashim Thaçit.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Konjufca, i ka bërë këto komente pasi ambasadori Dell i ka quajtur kundërshtarët e mbishkrimit, ku do të futet edhe Rezoluta 1244, si antiamerikane dhe antievropiane.

“Deklaratat e Dell-it janë të dëmshëm edhe për demokracinë, sepse qytetarët tani janë të frikësuar mos po bëhen antiamerikanë nëse mbrojnë interesat e veta apo e kritikojnë Thaçin”, ka thënë Konjufca në emisionin Interaktiv të KTV-së.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se Dell duhet të jetë më i rezervuar në këto raste, sepse me këtë fjalor ai i ka fyer qindra mijëra qytetarë, një elektorat të tërë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›