Mlladiç para Hagës: Mbrojta popullin tim, s'kam frikë
HAGE- I Veshur me kostum e kollare me viza dhe me berretën e tij të vjetër në kokë, ish gjenerali serb, Ratko Mlladic është shfaqur sot për herë të parë para gjykatësit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për krimet në ish-Jugosllavi.
69 vjecari nuk ka dashur të deklarohet "as fajtor dhe as i pafajshëm” ndaj akuzave për krime lufte e genocid gjatë luftës në Bosnje.
Ish- gjenerali ka përdorur minutat e fundit të seancës së dëgjimit përpara gjyqtarëve të Hagës për ti thënë botës se kishte vepruar në mbrojtje të popullit e vendit e tij, dhe se nuk kishte vrarë njerëz “si myslimanë apo kroatë” . “Nuk kam vrarë në Libi apo në Afrikë, vetëm kam mbrojtur vendin tim.” Ka thënë Mlladic duke shtuar se nuk ka frikë nga askush. “Unë jam gjenerali Ratko Mlladic, dhe e gjithë bota e di kush jam unë”
“Kam mbrojtur popullin tim, tokën time, tani po mbroj veten para jush. Vetëm dua tju them se dua të jetoj për tju thënë se jam një njeri i lirë”- ka thënë Mlladiç duke iu drejtuar gjyqtarëve por mbi të gjitha publikut dhe gazetarëve nga e gjithë bota që ndiqnin me interes seancën.
Gjyqtari Alphonse Orie caktoi datën 4 korrik për seancën e radhës, duke i lënë atij afatin e parashikuar prej 30 ditësh për të përgatitur mbrojtjen e tij. “Do doja të lexoje akuzat e tmerrshme kundër meje” ka kërkuar ish gjenerali serb duke shpjeguar se i duhen të paktën 2 muaj kohë për të lexuar 3 mijë dokumentet e akuzës dhe të përgasë mbrojtjen. “ Bëhet fjalë për akuza të tmerrshme, që nuk i kisha dëgjuar kurrë më parë”- ka thënë Mlladic
Akt akuzat prej 37 faqesh përmban 11 krimet për të cilat akuzohet. Ne fillim të seancës kur gjykatësi ka përmendur përgjegjësinë për rrethimin e Sarajevës dhe masakrës së Srebrenicës, Mlladic ka tundur kokën në shenjë mohimi e mosmiratimi. Kur është pyetur nëse deklarohej fajtor apo jo për krimet që akuzohet Mlladic nuk është deklaruar as fajtor dhe as jo fajtor.
Mlladiç, akuzohet për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës së Bosnjës nga viti 1992-1995.
Ratko Mladiç, 69 vjeç, i arrestuar më 26 maj në Serbi pas 16 vjet arratie, u transferua në kompleksin e burgut të TPI-së në Hagë pas mbërritjes me avion në aeroportin e Roterdamit.
Ish-gjenerali akuzohet për gjenocid, krime kundër njerëzimit të kryera gjatë luftës së viteve 1992-1995 në Bosnje, që shkaktoi rreth 100 000 të vdekur dhe 2,2 milionë të shpërngulur, ku përfshihet masakra e Srebrenicës gjatë të cilës u vranë rreth 8 000 myslimanë.
NENAT BOSHNJAKE: MLLADIC TE DENOHET ME BURG PER JETE
Ndërsa Mlladic ndodhej në Gjykatën e Hagës, jashtë disa gra boshnjake, nëna të viktima të masakrës së Srebrenicës kërkonin dënimin maksimal të Ratko Mlladic. Do doja që të jetonte sa më gjatë, kështu ai mund të jetë në burg për shumë kohë, me gjithë atë cfarë ka bërë.
(s.g/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Hagë, Ratko Mlladiç për herë të parë para gjykatës