E Diel, 1 Nëntor 2026

Ferguson: Kurrë nuk kam marrë një leksion të tillë

MANCESTER- Trajneri i Mançester Junajtid Aleks Ferguson pranoi pas finales së “Uemblit”, të fituar 3-1 nga Barcelona, se skuadra e tij dështoi në kontrollin e yllit argjentinas Lionel Mesi. “Realisht nuk e kontrolluam asnjëherë Mesin, por gjithsesi, pasi shënuam golin me Runin, mendova se do të bënim diçka më të mirë. Nuk ndodhi kështu”, th Ferguson, që më pas vlerësoi Barcelonën e sidomos treshen Ksavi-Iniesta-Mesi.

“Është skuadra më e mirë me të cilën jam ndeshur. Mendoj se të gjithë duhet ta pranojmë këtë. Nuk mund të mendosh diçka tjetër, pasi ke ngrënë një dru të mirë. Askush nuk na ka dhënë një leksion të tillë, por duhet ta pranojmë se është një moment i artë për ta. E merituan plotësisht, sepse luajtën në mënyrën e duhur dhe e shijojnë futbollin”, shtoi Sër Aleks Ferguson.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›