E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mlladic, te varri i së bijës. Sot vendimi për Hagën

Ratko Mlladiç, pas arrestimit nga forcat serbe të Sigurisë

BEOGRAD- I dyshuari për krime të luftës, Ratko Mlladic, ish komandant serb i Bosnjës, i shoqeruar nga policia është dërguar sot për te vizituar varrin e së bijës.

Zëvendës prokurori i Serbisë për krime të luftës, Bruno Vekaric, tha se më vonë Mlladici është kthyer në burg, ku ai po mbahet prej të enjtes, kur është arrestuar, pasi ishte fshehur për 15 vite.

Më vonë gjatë ditës pritet që paneli prej tre gjyqtarëve të vendos lidhur me ankesën e tij kundër transferimit në Tribunalin e Hagës, lidhur me akuza për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, gjatë luftës në Bosnjë, në periudhën 1992-95.

Ai më herët kishte kërkuar që te vizitonte varrin e vajzës së tij Ana, që kishte bërë vetëvrasje në vitin 1994, me revolen e babait të saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›