E Diel, 1 Nëntor 2026

Klosi Te perfshihet Komisioni i Venecias per ti shpetuar zgjedhjet

TIRAN - Partia Socialiste pranon perfshirjen e Komisionit te Venecias per te dhene nje mendim mbi proceduren qe po ndiqet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve per rivleresimin e fleteve qe jane hedhur ne kutite e gabuar. Ky pohim vjen pas sugjerimit te bere nga kryetar i delegacionit te Parlamentit Europian per Europen Jug-Lindore Eduard Kukan.


Sekretari Organizativ ne Partine Socialiste Blendi Klosi tha se partia qe ai perfaqeson falenderon edhe njehere miqte dhe partneret nderkombetare te Shqiperise qe jane shprehur qarte per prishjen e integritetit te zgjedhjeve nga KQZ-ja. Ne e mirepresim edhe propozimin e bere nga perfaqesues te larte te politikes europiane per perfshirjen e Komisionit te Venecias ne perpjekjen per ti shpetuar zgjedhjet e 8 majit nga qorrsokaku ku i ka futur Saliu me Ristanin dhe per te dhene opinionin e kualifikuar e te pakorruptueshem juridik lidhur me te ashtuquajturat vota te hedhura gabim- deklaroi Klosi.


Sipas tij keto vota te cilat jane konsideruar te pavlefshme ne te gjithe Shqiperine dhe u bene te vlefshme kur loja mbaroi ne kohen shtese te imponuar nga Saliu jo per te degjuar zerin e cdo qytetari po per ta pushtuar edhe Tiranen sic pushtoi Shqiperine ne vitin 2009 duke shkelur mbi vullnetin e qytetareve. Ne lidhje me kete propozim nuk ka pasur nje prononcim nga ana e Partia Demokratike.


Vetem pak dite me pare zyrtari i larte i PE-se tha se eksperte ligjore dhe eksperte te Kolegjit Zgjedhor duhet te marrin vendime te mbeshtetura ne ligj dhe nese ata kane paqartesira mund t u drejtohen institucioneve nderkombetare ndofta Komisionit te Venecias qe ka profesioniste te vertete.


KQZ paditet ne prokurori per rezultatin e Tiranes


TIRAN - Partia Socialiste ka dorezuar pasditen e djeshme ne Prokurorine e kryeqytetit kallezimin penal per Komisionin Qendror te Zgjedhjeve mbi shpalljen e rezultatit per kryetarin e Bashkise se Tiranes. Pas denoncimeve te publikuara nga kryetari i grupit parlamentar Socialist Gramoz Ruci dhe sekretari Organizativ i Partise Socialiste Blendi Klosi mbi mosperputhjet e shifrave te votuesve selia roze i eshte drejtuar institucioni te akuzes per pretendimet e tyre.


Ne dokumentin e firmosur nga sekretari per eshtjet Ligjore ne PS Fatmir Xhafaj jane te renditura faktet qe sipas socialisteve provojne manipulimin e rezultatit pas perfundimit te procesit te numrit per kryetarin dhe keshillin e Bashkise se Tiranes ne 11 Komisionet Zonale te Administrimit te Zgjedhjeve. Bashkengjitur pretendimit te socialisteve jane dorezuar dhe dokumentet ku mbeshtetet Parti Socialiste. Nje prej materialeve pasqyron mosperputhjen e numrit te votuesve qe kane votuar me numrin e votave te marra ne total nga kandidatet per Bashkine e Tiranes.

Ndersa dokumenti i dyte pasqyron mungesen e votave apo shtimi i tyre ne 117 kutite e votimit pas hapjes se tyre nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve per vleresimin e votave te hedhura nga kutite e gabuara. Ky eshte kallezimi i trete penal i bere nga Partia Socialiste per rezultatin e kryetarit te Bashkise se Tiranes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›