E Shtunë, 31 Tetor 2026

Harasani ne Kuvend Sjam informuar per bojkotin

Komisioni i Ekonomise zhvilloi dje mbledhjen e tij te radhes por ndryshe nga me pare ne salle ishte i pranishem edhe deputeti socialist Andis Harasani. Prania e tij ne salle vjen ne kundershtim me vendimin e grupit parlamentar te Partise Socialiste per te bojkotuar punimet e Kuvendit deri ne mbylljen e rezultateve te votimit te 8 majit per Bashkine e Tiranes.


Por deputeti Harasani e shpjegoi pranine e tij ne salle duke thene se nuk kishte marre pjese ne mbledhjen e grupit kur u mor vendimi dhe se projektligji per inspektimin qe po shqyrtohej dje ishte teper i rendesishem dhe duhej marre pjese ne diskutimin e tij. Nuk kam qene i ftuar ne mbledhjen e Partise Socialiste kur u mor vendimi per bojkot.


Une do bej detyren time si deputet. Karrigia ime nuk eshte e njejte me ate te kryetarit te Bashkise se Tiranes- tha ai. Deputeti socialist shfrytezoi mbledhjen e djeshme te Komisionit te Ekonomise per te kerkuar me shume informacion ne lidhje me nismen e fundit te qeverise per te dhene me koncesion disa nga akset nacionale kryesore te vendit.


Sipas tij i gjithe ky proces duhet te shoqerohet me me shume transparence nga ana e qeverise duke shpjeguar detajet ne lidhje me konsulencen dhe menyren se si do te realizohet koncesioni. Kur eshte bere tenderi per zgjedhjen e konsulences cilat kompani moren pjese dhe me cfare kushtesh cili eshte qellimi dhe sa ka qene fondi limit. Ne kemi dhene shume vepra me koncension por ajo qe ka ndodhur eshte se kontrata nuk eshte ndjekur nga institucionet - tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›