Socialistet Fakte te reja per vjedhjen e votave ne Tirane

TIRAN - Selia roze ka publikuar dje te dhena te reja per mosperputhjen mes fleteve te votimit dhe numrit te personave qe kane marre pjese ne zgjedhje. Keto probleme u vune re menjehere pas hapjes se 117 kutive te votimit per Bashkine e Tiranes nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Pas perfundimit te procesit te perllogaritjes ne rezultatin paraprak te votave te hedhura ne kutite e gabuara ne rezultatin paraprak per kryetarin e bashkise me te madhe ne vend PS ka denoncuar mosperputhjen e numerimit te fleteve te gjetura me ato te votuesve.
Nga rakordimi i numerimit te votuesve i fleteve te vlefshme dhe te pavlefshme ne te katerta kutite e votimit ne kutine ku u hodhen flete per kryetarin dhe keshillin e bashkise se bashku me kutite ku u hodhen fletet per keshillin dhe kryetarin e minibashkise jane verejtur nje sere parregullsish.
Sekretari Organizativ i PS-se Blendi Klosi solli ne vemendje qendren e votimit numer 1708/1 ne te cilen sipas procesverbalit te grupit te numerimit rezulton se kane votuar 466 votues ne te kater njesite.
Ne kutine e votimit per kryetarin e njesise bashkiake kane shkruar sikur kane votuar 459 zgjedhes a thua se njerezit votojne me pak per minibashkine se sa per kryetarin e bashkise- shprehu shqetesimin zyrtari socialist. Ne Njesine Bashkiake numer dy jane hapur 16 Qendra Votimi dhe kane rezultuar nje mungese prej 27 votash ne nje prej qendrave dhe nje shtim prej 16 votash me shume se sa zgjedhes per nje qender tjeter. Pas ndryshimeve te kryera nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kandidatit te Partise Demokratike Lulzim Basha i jane shtuar nga kjo njesi bashkiake 18 vota.
Deputeti i Partise Socialiste e cilesoi kete proces si nje vjedhjen e kryer nga Arben Ristani ne tavoline per te permbysur rezultatin e Tiranes dhe per te kthyer Lulezim Bashen nga humbes ne fitues. Shifrat jo fjalet. Numrat jo argumentet juridike faktet e 117 kutive te hapura nga Ristani per te vjedhur me urdher te Saliut flasin qarte per nje corbe te pangrenshme qe ka gatuar Saliu me Ristanin duke perzier flete te gjetura dhe flete te futura me dore tre dite pas shpalljes se Edi Rames fitues ne syte e gjithe botes me 10 vota plus- deklaroi Klosi.
Ai solli ne vemendje se kur nisi ky proces nuk ka pasur kuti votimi te hapura nga Njesia Bashkiake 1 dhe 10 pasi ne to kishte mbaruar procesi i numrit te votave kur perfundoi ne numerimi i kutive per kreun e Bashkise se Tiranes.
Nga materiali i publikuar nga socialistet verehet se ne disa Qendra Votimi nuk ka ndryshim te votave per te katerta kutite e votimit. Ky fakt argumentohet nga selia roze se ne keto QV nuk eshte krijuar mundesia per ndryshimin e procesverbaleve dhe rrjedhimisht numri i votuesve eshte i njejte per te katert kutite e votimi.
Ndersa sipas Klosit per disa njesi te tjera ka pasur ndryshime shume te medha per numrin e votuesve nga kryetari i bashkise tek minibashkia sic eshte njesia numer 9. Nje tjeter dyshim i hedhur nga Partia Socialiste ka te beje me diferencen prej 17 votash me shume te marra nga Basha ne njesine pese ne te cilen kryetari i PS-se Edi Rama ka fituar me nje avantazh te madh ndaj rivalit te tij.
Ne kete njesi bashkiake duke pare keto qendra votimit qe te gjitha problematike pavaresisht rezultatit te paimagjinueshem Lulzim Basha shpallet 17 vota me shume megjithese rezultati eshte ne diference pozitive per Edi Ramen. Pra votat e gabuara shkojne drejt Bashes - tha sekretari Organizativ ne PS.