Kapshticë, do të shemben ndërtimet pa leje
07/12/2009 Goditja e radhës dhe në rrugën Korçë – Pogradec dhe vendet turistike
KORÇE- Inspektorati Ndërtimor Urbanistik kombëtar, dega Korçë, është duke planifikuar goditjen e radhës ndaj të gjitha ndërtimeve pa leje kudo që ndodhen ato. Shembjet do të realizohen në ndërtimet pa leje të evidentuara në doganën e Kapshticës, përgjatë rrugës nacionale Korçë – Pogradec si dhe në zonat turistike, ku veçanërisht spikat fshati turistik i Voskopojës. Sipas të gjitha gjasave, prishja e objekteve të paligjshme do të ndodhë në fillimvitin e ardhshëm, pasi aktualisht ky inspektorat është duke përgatitur dokumentacioni përfundimtar, i cili vjen pas evidentimit të objekteve pa leje, pas marrjes së vendimit për prishje dhe vënies në dijeni të personit që posedon këtë lloj ndërtimi, pa përjashtuar këtu as bashkëpunimin me njësitë e qeverisjes vendore.
Shembjet
Aksioni i radhës për prishjen e ndërtimeve pa leje, në të gjitha ato zona e cituara më sipër, u bë i ditur nga burime pranë Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik, dega Korçë, të cilat pohuan se “tashmë janë evidentuar dhe është marrë vendimi për prishje për rreth 20 objekte pa leje, ku 10 prej tyre gjenden në doganën e Kapshticës, ndërsa pjesa tjetër përgjatë rrugës nacionale Korçë - Pogradec dhe disa të tjera në zonat turistike. Gjithë pronarët e ndërtimeve pa leje kanë marrë njoftimin për vendimin e prishjes dhe në të njëjtën kohë u është kërkuar që këto ndërtime të prishen nga vetë ata, por në rast se nuk do të ndodhë kështu, atëherë do të jetë ndërhyrja e Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik ai që do të realizojë prishjen përfundimtare të objekteve”. “Ende nuk kemi përcaktuar një datë kur do të nisë prishja e ndërtimeve të paligjshme, pohuan burimet, por mund të themi se kjo gjë do të ndodhë shumë shpejt”. Sipas burimeve në fjalë, “gjatë kohëve të fundit janë prishur 13 ndërtime pa leje, kurse gjatë harkut kohor të një viti, numri i ndërtimeve të paligjshme, të prishura nga ky inspektorat, shkoi në 35. Aktualisht do të prishen edhe 20 të tjera çka do të thotë se në total numri i tyre shkon në 55 ndërtime pa leje. Ndërtimet që do të prishen janë kryesisht banesa, të cilat gjenden në zonat turistike, kurse pjesa tjetër është lokale, ku këto të fundit janë evidentuar veçanërisht në pikën doganore të Kapshticës dhe në Voskopojë, ndërsa ndërtime të karaktereve të ndryshme si pika karburanti janë evidentuar përgjatë rrugës nacionale”. Të njëjtët burime bënë të ditur gjithashtu se “krahas evidentimit të objekteve pa leje, në të njëjtën kohë është punuar edhe për mënyrën se si zbatohet ligji në fushën e ndërtimit, si dhe nga subjektet që kanë për aktivitet prodhimin dhe shitjen e materialeve të ndërtimit. Në tërësinë e këtyre kontrolleve janë vendosur 21 procesverbale, ku në mjaft prej tyre janë vendosur edhe gjoba me vlerë deri në 500 mijë lekë”.