“Nuk kemi nevojë për akuza, dhe as për thasë me plehra”
07/12/2009 Meta shprehet se të gjithë duhet të marrin pjesë në festimet e 8 dhjetorit
Ministri i punëve të Jashtme Ilir Meta u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të dalin të festojnë më 8 dhjetor në sheshin “Skënderbej”, pasi, siç theksoi ai, kjo është dita e rënies së “Murit të Berlinit” në Shqipëri. Si një nga protagonistët e asaj kohe, ai u shpreh se Shqipëria ka qenë ndër vendet më të izoluara në kontinent, ndërsa sot është aleate e forcave progresiste për paqe dhe liri në mbarë botën, është vendi që pret anëtarësimin në BE dhe lëvizjen e lirë për shtetasit e saj. “Pra, ka shumë arsye pse shqiptarët duhet ta festojnë këtë 8 dhjetor, jo vetëm në mirënjohje të gjithë atyre studentëve dhe shqiptarëve që guxuan të rrezikojnë çdo gjë në emër të lirisë dhe të një Shqipërie evropiane, por për të treguar edhe një herë tjetër vendosmërinë e shqiptarëve për të ecur në këtë rrugë, e cila është e pakthyeshme. Edhe partitë mendoj se duhet të përpiqen për të plotësuar me dinjitet atë aspiratë të madhe të studentëve në 8 dhjetor të vitit 1990, që u shpreh aq natyrshëm me sloganin: «E duam Shqipërinë si gjithë Evropa»”, - tha Meta. Ndërkohë gjatë fjalës së tij ministri i Punëve të Jashtme është shprehur se ka ardhur koha që të lihen mënjanë akuzat e ndërsjella, të cilat ndotin më keq ambientin politik shqiptar. “Tashmë pas vendimit shumë të rëndësishëm të ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së për të kaluar aplikimin e Shqipërisë, ku ne presim brenda pak javësh të na dorëzohet pyetësori nga Komisioni Evropian, është koha që si qeveria, ashtu edhe opozita të përqendrohen plotësisht te këto sfida, që janë vendimtare për gjithë vendin, pasi integrimi evropian është interesi ynë kombëtar, që tejkalon mbi çdo interes të mundshëm partiak apo atë të interesit personal. Natyrisht, qeveria ka shprehur vullnetin e saj dhe do të ecë në këtë drejtim me vendosmëri”, - tha Meta.