Mocioni për Berishën, kërkesa e LSI-së sot në Kuvend

Lëvizja Socailsite për Integrim pritet të dorëzojë sot zyrtarisht në kuvend kërkesën për mocion me debat me kryeministrin Berisha mbi krizën ekonomike në vend. Nënkryetari i kësaj force politike Dritan Prifti deklaroi dje se kriza ka prekur çdo sector të ekonomisë shqiptare dhe qëndrimi i qeverisë është i pafalshëm duke e injoruar. LSI-ja ka kërkuar një plan të qartë masash për të mbrojtur shtresat më të prekura. Krahas kësaj LSI-së ka deklaruar se ka propozime konkrete për të përballuar krizën. LSI-ja dëshiron t'i tërheqë vëmendjen qeverisë dhe të debatojë me kryeministrin në lidhje me ketë situatë, për ta bindur atë që vendi vërtet po kalon një krizë.