E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet ligji për Gjykatën Administrative

Komisioni i ligjeve ka shtyrë ditën e sotme shqyrtimin e projektligjit për administratën gjyqësore. Sipas socialistit Fatmir Xhafaj, PS-ja është dakort parimisht për ligjin por duhet të merren parasysh vërejtjet e saj. Ndërsa anëtari i LSI-së Spartak Braho u shpreh se reformat e ministrit janë ende të paplota prandaj kjo forcë politike do vazhdojë ta kundërshtojë ligjin. Ky projektligj vjen si pjesë e paketës së reformës në drejtësi dhe po qëndron në tryezën e punës për gati gjashtë muaj, pasi opozita deri më tani nuk ka dhënë konsensusin e saj. Drafti parashikon që sistemi gjyqësor administrativ të përbëhet nga gjykatat në dy shkallë: Gjykata e Shkallës së Parë Administrative dhe Gjykata e Apelit Administrativ.Në këtë mbledhje mori pjesë dhe Ministri i drejtësisë Enkelejd Alibehaj

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›