E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD dënon terrin censurues të mediave, që kontrollohen nga Rama

Partia Demokratike ka dënuar terrin censurues në disa media që sipas saj kontrollohen nga kryetari i Partistë Socialiste, Edi Rama. Zëdhënësi i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, në një konferencë për shtyp është shprehur se "PD dënon terrin censurues të z. Rama me mediat dhe u bën thirrje atyre të mos shesin profesionalizmin e tyre, për premtime boshe të z. Rama, i cili pas zgjedhjeve të 28 qershorit do të mbetet vetëm kryetari i partisë së bashkisë". Sipas tij, "dje mediat e kontrolluara nga z. Rama, sërish censuruan në mënyrë primitive deklaratën e zëdhënësit të Partisë Demokratike, në një kohë që transmetuan në të gjitha edicionet e lajmeve, deklaratën e shkruar nga Edi Rama për Ilir Gjonin, i cili përveç të qenit djali i Xhelil Gjonit, nuk ka asnjë funksion tjetër në Partinë Socialiste". Bogdani tha se "tele-Bashkia apo zhurmuesi-24, deklaroi se nuk mund ta transmetonte deklaratën për shkak të gjuhës, paçka se transmetoi dhe zhurmoi 12 here deklaratën e lodhshme për qytetarët të djalit të Xhelil Gjonit". Gjithashtu ai tha se  "edhe tele-Jala censuroi deklaratën e zëdhënësit, pasi ajo demaskoi përpjekjen e djemve të bllokmenëve për të betonuar edhe Jalën".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›