E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS:Pagat, jo të mjaftueshme për jetesën

Pagat minimale në Shqipëri nuk janë të mjaftueshme për të garantuar një standard të pranueshëm jetese për një punëtor dhe familjen që i duhet të mbajë me këto të ardhura-theksoi gjatë një konference për shtyp nga Partia Socialiste Ervin Bushati, nënsekretar për Programin. Sipas tij, jetesa e vështirë i shtyn njerëzit që të pranojnë paga të ulëta dhe kushte pune tepër të vështira. "Mirëqenia në rënie dhe papunësia në rritje janë të vetmet arritje reale të një mazhorance që ka marrë peng jetesën e qytetarëve shqiptarë. Në kushte të papranueshme ekonomike, një familje sot i duhet të përballojë çmimet në rritje dhe pamundësinë për një vend dinjitoz pune"-theksoi Bushati. Një tjetër problem sipas Bushatit, janë edhe kushtet e punës të mangëta dhe tepër të rrezikshme. "Gjatë vitit janë raportuar shumë aksidente në punë me pasojë vdekjen, veçanërisht në sektorin e ndërtimit dhe në industrinë e minierave sipas raportit në fjalë. Në nëntokën e Bulqizës, prej vitesh këto kushte përtej njerëzores i kushtojnë jetën minatorëve - me ritmin një vdekje në muaj"-tha më tej ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›