Marti akuzon liderët e UÇK-së për trafikim me organe njerëzore

Raportuesi i Këshillit të Evropës, Dik Marti, ka akuzuar liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës se në vitin 1999 kanë organizuar rrëmbimin e njerëzve të cilëve në Shqipëri u janë marrë organet për trafikim, raporton gazeta "The Guardian" e Londrës.
Në këtë raport thuhet se forcat ndërkombëtare nuk kanë bërë asgjë për zgjidhjen e këtij rasti, ndonëse siç thuhet kanë pasur dëshmi.
Ish prokurori shtetëror i Zvicrës, Dik Marti në projekt rezolutën për trafikimi dhe organet njerëzore, vë në pah se ekzistojnë shumë dëshmi dhe fakte që dëshmojnë se serbët dhe shqiptarët ishin në burgjet të fshehta në veri të Shqipërisë, te cilat ishin nën kontrollin e UÇK-së.
Raporti i Dik Martit do të shqyrtohet të enjten në takimin e Këshillit të Evropës.