E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Vetëvendosje" konteston zgjedhjet

Lideri i lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, në një konferencë për shtyp ka deklaruar se rezultatet e zgjedhjeve të shpallura nga KQZ-ja, janë të papranueshme dhe si të tilla, i ka kontestuar jo vetëm në dy qytet të rajonit të Drenicës, por në tërë Kosovën.

“Zgjedhjet parlamentare të 12 dhjetorit nuk ishin aspak demokratike dhe të ndershme. Gjithandej nëpër Kosovë ka pasur shkelje dhe parregullsi. Rezultatet e KQZ janë të papranueshme sepse i gjithë deformimi i vullnetit të votuesve është i inkorporuar në to. KQZ nuk u tregua as e paanshme dhe as e pavarur. Gjatë tërë kohës ajo ishte e ndrojtur, joprofesionale dhe e ndikueshme”.
Ndërsa manipulimet janë bërë në tërë Kosovën, Lëvizja “Vetëvendosje” ka theskuar se kjo lëvizje është dëmtuar në përqindje.
“Rezultati i Lëvizjes Vetevendosje ishte shumë i lartë por ai është dëmtuar rëndë. Përqindja jonë është gjymtuar më së shumti. Dy lloj shkeljesh kryesore e masive u bënë: votimi i shumëfishtë i militantëve pasi që u siguruan që s`do të punojnë llambat verifikuese, dhe mbushja e kutive me vota të parapërgatitura pasi që diku i kërcënuan komisionerët, diku tjetër i rrahën e i dëbuan komisionerët nga vendvotimet e pati madje edhe vrasje në tentativë siç ishte rasti në Malishevë”.
Vetevendosje veçoi ky komunat Drenasi dhe Skënderaji si dy shembuj ekstremë të vjedhjes se votave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›