Moda e tatuazheve, femrat pikturojnë më shumë trupin

Dikur ata që bënin tatuazhe paragjykoheshin nga pjesa tjetër e shoqërisë, tashmë duket se tabutë janë thyer dhe kjo jo vetëm për meshkujt, por edhe për femrat.
Numri i femrave që zgjedhin të kenë një pikturë në trupin e tyre nga viti në vit ka pësuar rritje dhe tanimë duket se numri është i njëjtë me ata të meshkujve. Përgjatë stinës së verës, ku trupi i njeriut ekspozohet më shumë shton dëshirën për të pasur sa më shumë tatuazhe.
Të bësh një tatuazh, do të thotë që do ta keshë atë për jetë. Por të shumta janë ata të cilët duan ti heqin, pasi janë penduar dhe një pjeë e mirë prej tyre janë ata që kanë shkruajtur emirin e ish të dashurit apo të dashurës.
Gjatë periudhës së verës, janë të shumtë emirgrantët të cilët preferojnë të bëjnë tatuazhe simbolet shqiptare ku nuk mungon harta etnike, figura e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skëndërbeu, flamuri etj.