Bashkia sërish e hapur, qytetarët kërkojnë punë e strehim

Kreu i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha vijon takimet e tij me qytetarët. Edhe ditën e shtunë për rreth dy orë dhjetëra qytetarë kanë takuar nga afër kreun e ri të bashkisë për të diskutuar rreth problemeve të tyre të ndryshme.
Fluksi i madh i kërkesave për të takuar kryetarin shtoi në kalendarin e takimeve edhe ditën e shtunë pas atyre të ditës së premte.
Nga ana e administratës së bashkisë është hartuar një kalendar i rregullt nëpërmjet disa procedurave të caktuara. Kështu, të gjithë qytetarët të cilët kërkojnë të takohen me Lulzim Bashën në bashki, duhet më parë të plotësojnë një formular pranë zyrës së informimit të qytetarëve në bazë të të cilit caktohet edhe data e takimit.