E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moda skandali i Gulianos

Sfilata e stilistit të njohur të Dior, Xhon Galiano mbetet një ndër evenimentet kryesore të javës së modës në Paris, por nuk ishte kjo arsyeja pse ai u rrethua nga fotografët në Paris. I rrethuar nga modele në një nga lokalet më të famshme të kryeqytetit francez stilisti është ndaluar nga forcat e rendit për shkak të komenteve të tij fyese.

Policia saktësoi se Galiano ishte i dehur në momentin e incidentit por kjo nuk ka mjaftuar për shtëpinë e modës Dior e cila bën të ditur se ai është pezulluar dhe se po kryhen hetime të brendshme. Rreth një javë më parë në Paris policia u thirr me urgjencë në një klub në zonën e njohur Marais ku stilisti i njohur kishte lëshuar një valë sharjesh ndaj një cifti.

Avokati i Galiano-s Stephane Zerbib deklaroi se dy ankimime ishin dorëzuar në polici kundër klientit të tij për komentet anti-Semite që konsiderohen krim në France, por deklaroi se Galliano i hidhte poshte me forcë akuzat. Nga shtëpia e modës Dior bëhet e ditur se Galliano ështe pezulluar duke pohuar se toleranca ndaj komenteve të tilla do të ishte 0.

Juli Prifti

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›