Plagosja Ashley Cole sanksione te renda

Mbrojtësi i Chelsea dhe kombëtares së Anglisë, Ashley Cole do të përballet me sanksione të rënda, pasi në mënyrë aksidentale plagosi me një pushkë me ajër të kompresuar një student që punonte në stafin mjekësor të skuadrës londineze. Menjehërë pas reagimit zyrtar të klubit, mediat angleze kanë zbuluar se futbollisti duhet të paguajë një gjobë të kripur prej 250 mijë paund, por përvec kësaj rrezikon dhe pezullimin me disa ndeshje nga federata angleze e futbollit.
Me këto sanksione Cole duhet të jetë i kënaqur, pasi policia londineze nëpërmjet një zedhënsi për shtyp ka bërë të ditur se do të nisë hetimet në lidhje me këtë incident, për të zbardhur motivet e kësaj ngjarjeje. Sipas, dëshmive të para mbrojtësi e ka plagosur pa qëllim studentin, i cili kishte fituar të drejtën për të përgatitur diplomën e tij në shkecat sportive duke punuar në stafin mjekësor të skuadrës së drejtuar Carlo Ancelloti.
Dëshmitarë kanë parë Cole të hyjë në impiantin stërvitor të Chelsea me një pushke me ajër të kompresuar, ndërsa sipas shokëve të tij të skuadrës, që janë kontatuar nga mediat angleze, futbollisti ka dashur të luaj duke menduar se arma nuk ishte e mbushur.
Nertan Prifti