E Shtunë, 31 Tetor 2026

Modele ka plot, klubet shqiptare duhet thjesht te imitojne

Pjesa me e madhe e drejtuesve te klubeve te futbollit ne Shqiperine, nuk e permendin ne asnje moment fjalen organizim, per te siguruar te ardhura te mjaftueshme nga e drejta televizive. Kjo tregon qarte se akoma nuk eshte e njohur ne opinionin tone te futbollit se cilesia e kampionatit dhe organizimi i mire, i sjelle klubit te ardhura te mjaftueshme per te mbijetuar. Suksesi i padiskutueshem qe synohet me cdo kusht nga klubet tona sjell probleme dhe skandale ne cdo fushe te vendit, ndaj perballe modeleve te tjera, kjo nuk eshte kurrsesi forma e duhur per te vazhduar me tej. Klubet tona thjesht kane mbijetuar gjate 20 viteve te fundit nga sponsorizimet e bizneseve te ndryshme. Kesisoj, klubet e futbollit nuk kane hedhur akoma hapin e pare, drejt funksionimit normal. Vetem gjate sezonit te fundit e drejta televizive e kampionatit tone eshte shitur ne forme te organizuar nga FSHF, por ka hasur diskutime te shumta aq sa dy ekipet kryesore, Dinamo dhe Tirana, nuk i jane bashkuar kesaj nisme me grupin tjeter. Deri para nje viti ato nuk jane grupuar asnjehere bashke, per te vene disa rregulla qe ne fund te fundit do t'iu sigurojne thjesht me shume te ardhura. Privatizimi akoma nuk eshte nje realitet i futbollit dhe pritet te ndodhe shume shpejt, ndaj konsiderohet se ky moment do te jete "A"-ja, nga ku pritet qe te rritet cilesia dhe profesionalizmi i metejshem i futbollit shqiptar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›