E Diel, 1 Nëntor 2026

E drejta televizive ne Premier Lige, tani sjell miliarda euro

Aranit Muraci
E drejta televizive per ndeshjet e Premier Liges ka shenuar nje sukses te ri, teksa ka kapur shuma te tjera marramendese. Pothuajse jane dyfishuar te ardhurat qe do te perfitojne klubet e futbollit anglez, nga ato qe jane siguruar nga vende te ndryshme te botes. Konkurrenca e larte per te pasqyruar ndeshjet e kampionatit anglez ka shtuar ne arken e kompanise qe administron te drejten televizive te Premier Liges, gati edhe 600 milione sterlina te tjera. Shitjet e te drejtave televizive te Premier Liges per tre vitet e tjera, 2010-13, ne vende te ndryshme te botes do te kapin shifren e 1.2 miliarde sterlinave. Krahasuar me te ardhurat qe jane siguruar ne tre edicionet e fundit, ato kane pasur nje rritje te dukshme ne Angli. Premier Liga konfirmon se ka mbetur konfirmimi i dy vendeve te tjera per rinovimin e kontrates. Behet fjale per vendin tone, Shqiperine dhe Rusine. Per tre vitet e fundit kompania "Super-Sport" ka pasur te drejten ekskluzive, per te pasqyruar ndeshjet e Premier Liges dhe e njejta platforme eshte rreshtuar me ato te pjeses tjeter te botes, per te rinovuar kontraten, me qellim pasqyrimin e nje prej kampionateve me prestigjioze te botes. Kompania qe leshon te drejten televizive per Premier Ligen njofton se pret shume shpejt qe te rinovoje kontratat e reja me vendin tone dhe Rusine, nderkohe qe jep lajmin se deri tani te ardhurat e siguruara nga vendet e tjera te botes do t'i sjellin mbi 1.5 miliarde euro futbollit anglez. Ky eshte lajmi me i mire per klubet e Premier Liges, te cilat gjate vitit te fundit i ka perfshire paniku i krizes ekonomike. Skuadra e Portsmuthit, pas probleme financiare qe nuk arriti dot t'i mbuloje falimentoi pak kohe me pare, por megjithate Premier Liga mbetet kampionati qe siguron me shume te ardhura ne bote. Vendet aziatike jane ato qe kane afruar me shume para, ne kontraten e re tre vjecare. Ne Hong Kong ka pasur nje interes te vecante, duke qene se Premier Liga ndiqet me shume interes nga ky vend, i lidhur ngushte me Angline, edhe pse vitet e fundit ka kaluar nen administrimin e Kines. Por edhe fale ekonomise ne ngritje te kesaj te fundit dhe popullsise se larte, ka pasur gjithashtu nje rritje te shikueshmerise se Premier Liges, ashtu si edhe ne Indi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›