E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrefehen aktoret e Portokallise

Ja personazhet e reja

Pas kuintave aty ku jane vetem ata perballe personazhit behet nje pune e madhe. Aktoret nxitojne te shtojne heqin apo rregullojne batutat e fundit. Personazhet e reja i kane vene ne nje sfide interpretimi dhe ne nje takim te ri me publikun. Eumlshte e zakonshme qe ti ruajne me fanatizem per naten e premieres sot ne Top Channel por arrijme te marrim disa detaje prej tyre. Rikthimi i Gazmend Pajes grimieri i Erand Sojlit studion televizive te Romir Zalles dhe Marin Orhanasit por edhe personazhet tipike te Flori Binajt.

Rikthehet Gazmend Paja Po kap ritmin e spektaklit

Publiku vazhdon ta therrase Nasi. Shfaqja e Gazmend Pajes ne skenen e Portokallise me kete personazh i dha mjaft popullaritet figures se tij. Por Paja nuk u ndal te Nasi Gjymi. I ka dhene Portokallise Doshjen Genen Bollanon policin e korit. Kthehet ne Portokalli pas mungeses ne sezonin e shkuar. Do te veshe petkat e me shume se nje personazhi te ri. E gjejme ne studiot e spektaklit teksa perpiqet tu jape jete personazheve te tij. I kthyer pas nje masteri njevjecar ne Londer aktori po tenton te kape ritmin e Portokallise. Spektakli do te kete nje format totalisht te ri dhe shoh se te gjithe aktoret kane deshire te punojne me personazhet e reja. Po perpiqemi qe ti lsquopjekim por sigurisht po jetojme edhe me ankthin e nje gjeje te re thote Gazmend Paja teksa e shkepusim per pak minuta nga personazhet e tij. Ndihet mire me personazhet e reja por nuk perjashtohet mundesia qe ne skene te shfaqet edhe me personazhet nostalgjike te se shkuares ato qe publiku i ka dashur me shume. Mes karaktereve qe Paja ka paraqitur per kete sezon te ri regjisori Altin Basha ka zgjedhur si fillim dy prej tyre qe do te prezantohen ne premieren televizive mbremjen e sotme ne Top Channel. Por si do te vije ai Nuk zbulon detaje qe tradhtojne personazhet po thote se kane qene te kufizuar ne prurje. E rendesishme eshte te jene personazhe qe ti pergjigjen realitetit ku jetojme dhe te kete nje perpjekje ne maksimum per profesionalizem. Pas disa sezoneve ne Portokalli shkeputja njevjecare e ka bere ti shohe gjerat me qarte. Pas periudhes se pushimit vura re se lsquoPortokallia ka ritmin e vet e te duhet prape kohe ta rimarresh. Fale punes qe kemi bere edhe jashte orarit mendoj se po filloj ngadale ta kap ritmin. Personazhet e tij duhet ti zbuloni sot ne Top Channel.

Romiri dhe Marini si moderatore

Ata do te kthehen dyshe por jo me si shekspirianet. Romir Zalla dhe Marin Orhanasi nuk do ti mungojne as ketij sezoni te Portokallise. Qe prej puntates se pare Romi ka provuar tashme nje sere karakteresh. Do te jene nje dyshe e re brenda spektaklit. E duke qene se Portokallia e ketij sezoni do te jete nje televizion i madh personazhet e tyre do te jene pjese e tij. Do te jem me partnerin tim Marinin ne nje dyshe qe i pershtatet formules se re te spektaklit brenda logjikes se nje televizioni dhe asaj se cfare ndodh pas kuintave. Jane personazhe te njohura per publikun. Natyra e numrit eshte ne thelb nje program i caktuar televiziv ku ka moderatore te ftuar dhe ne kete kuptim eshte nje realitet i njohur per njerezit. Sigurisht qe ne lsquoPortokalli do ta sjellim me humor thote Romiri. Ne paskuintat e tyre ne tryezen ku punojne e kane ndier trysnine e nje sezoni qe vjen plot risi. Fakti qe lsquoPortokallia po ndryshon 100 si formule televizive por edhe si permbajtje puna impenjimi edhe trysnia ka qene shume e madhe shprehet Romiri. Ne fakt personazhet e vjetra nuk do te zhduken nga ky spektakel. Ata do te rishfaqen kur duhet por nderkohe publikut do ti duhet te njohe personazhet e rinj. Cfare e ben te dashur nje personazh per publikun Romir Zalla ka arritur ne nje perfundim te vetin Kam arritur te kuptoj se sado te pergatitemi e te jemi te sigurt per ate qe bejme gjithmone rezultati eshte dicka e diskutueshme. Nese personazhi nuk pritet mire qe ne takimin e pare me publikun atehere ai e ka shume te veshtire qe te kete vazhdimesi. Prandaj duhet gjetur celesi me qellim qe te dale nje pune sa me e pranueshme qe ne serine e pare. Sa ia kane arritur mbetet te shihet ne skenen e Portokallise.

Erand Sojli si grimier

Personazhi qe Erand Sojli do ti sjelle publikut eshte i ngjashem me Rimin por jo homoseksual. Eumlshte nje grimier. Madje i pakenaqur nga te gjithe. Eumlshte nje personazh qe sjell nje ane tjeter te jetes sociale. Ai merret me kurimin e imazhit te njerezve por nuk pelqen asgje. Duke qene se te gjitha personazhet jane te reja kjo eshte nje sfide e madhe sa i takon interpretimit. Ekziston gjithnje dyshimi se si do te pritet. Duke qene se kam bere shume karaktere ne lsquoPortokalli dhe ato kane dicka nga Erandi brenda per te krijuar nje te ri te pangjashem me te tjeret duhet nje impostim total deri ne psikologji thote ai. Ne fakt per te shoqeria jone eshte e mbushur me karaktere te vecanta te cuditshme. Madje e quan Shqiperine nje vend si te Liza ne boten e cudirave. Po ta hidhje Lizen ne Shqiperi nuk do te kishte ndonje ndryshim te madh nga vendet ku kaloi. Ketu gjithcka eshte e mundur thote Sojli. Konceptin e ri te Portokallise e sheh si nje mundesi te mire per talentet e reja qe do te nisen nga i njejti start me aktoret qe angazhohen prej disa vitesh ne kete spektakel. Fakti qe Gazmend Paja u rikthye ne kete spektakel e ben kete qe te mendoje se do te vijne serish dyshe. Ne fakt nuk eshte e vertete. Erandi shpreh pak keqardhje por pranon zgjedhjen e regjisorit per te shperndare forcat. Sojli i kthehet serish monologut kesaj gjinie qe e ka provuar edhe ne teater jashte skenes se Portokallise.

Flori Binaj mban Ramen le policin

Polici i famshem i Portokallise do ti mungoje ketij sezoni. Kjo nuk do te thote se e ka lene ne te shkuaren edhe Edi Ramen. Jane dy nga personazhet qe publiku i ka bere te vetet dhe i ka duartrokitur. Flori Binaj do te vije me personazhe te reja te spikatura dhe pak me shume karagjoze thote ai. Jane personazhe qe i shohim ne menyre te drejtperdrejte ose ne menyre tangjente ne jeten e perditshme. I shohim ne media masmedia ose ne rruge pune shkolle. Keto jane sjelle ne menyren me te mire permes humorit ne lsquoPortokalli. Flori i beson shume kontaktit te pare te personazhit me publikun ndaj dhe mundohet qe te jete i suksesshem ne kete pike. Nuk do ti zbuloje te gjitha karakteret e tij qe ne puntatat e para. Si i gjen ai materialet Kur shkruaj materialet i shkruaj naten kur nuk kam te bej me te shtepise me njerezit e punes apo te shkolles. Bluaj me mire naten dhe nxjerr kokrra me te medha duke bluar gjate dites nuk nxjerr kokrra fare qesh. Garanton se do te jene tipa te vecante qe do te dhurojne te qeshura por nuk kerkon te zbuloje me shume.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›