Modeli ekonomik i Shqiperise do te vazhdoje te bazohet ne standarde liberale

Modeli ekonomik i Shqipërisë do të vazhdojë të bazohet në standarde liberale, të cilat zgjerojnë hapësirën e iniciativës së lirë dhe nxisin bizneset. Ky ishte mesazhi i përcjellë nga kryeministri, Sali Berisha në mbyllje të vizitës së tij në Mynih, në Gjermani, ku mori pjesë në Konferencën e 48-të të Sigurisë. Në këtë mënyrë, duke iu referuar pikërisht zhvillimeve ekonomike në vend, kreu i qeverisë shqiptare vlerësoi faktin se “Shqipëria në katër vitet e fundit, të marra së bashku, ka pasur një rritje ekonomike prej 18 përqind, rritje në distancë më të lartën në Evropë”. Sipas tij, ky model ka nevojë të përsoset më tej dhe kjo jo me masa që godasin në palcë rritjen dhe biznesin, por me standarde të tjera liberale të cilat zgjerojnë hapësirën e iniciativës së lirë dhe nxisin bizneset.
“Në këtë kontekst, analizohen dy modele: një model i bazuar në një faturë shumë të madhe sociale dhe taksat të larta, i cili përjeton vështirësi serioze, dhe një model tjetër i bazuar në nxitjen e rritjes ekonomike, i cili i qëndroi krizës dhe nuk njohu recesionin. Vizioni apo mësimi që nxirret është që të bëjmë gjithçka për të nxitur rritjen ekonomike, për të shfrytëzuar të gjitha potencialet që kemi në vend për ta nxitur atë, për të zgjeruar hapësirën, për të vazhduar përpjekjet për një zhvillim jeshil të vazhdueshëm të Shqipërisë”, u shpreh Berisha, gjatë propnoncimit të tij për shtyp.
Po kështu, kryeministri Berisha garantoi se qeveria e drejtuar prej tij “do të vazhdojë përpjekjet për një zhvillim jeshil të vazhdueshëm të Shqipërisë”.
Gjithashtu, duke marrë shkas nga konferenca në sesionin e pasdites së djeshme, e cila pati si temë kryesore krizën ekonomike, krizën e borxheve dhe krizën e Euros, kryeministri berisha bëri me dije lidhur me diskutimet në të. “Kryeministri i Italisë, Mario Monti, njohu audiencën me të gjitha vendimet e rëndësishme të qeverisë së tij për të nxjerrë Italinë nga kriza. U debatua gjerësisht dhe jashtëzakonisht i rëndësishëm ishte mendimi i Presidentit të Bankës Botërore, Robert Zoellick, por edhe i personaliteteve të tjera, se masat e deritanishme, të ashtuquajtura masa të ashpërsisë, me rritje taksash, kanë qenë tërësisht të paefektshme”, deklaroi berisha.
Në po këtë linjë, shefi i qeverisë, Berisha shtoi se “Robert Zoellick, Mario Monti, George Soros, së bashku me Presidentin e Deutsche Bank, zotin Ackermann, siguruan si një rrugë të re domosdoshmërinë e përqendrimit, para së gjithash dhe mbi të gjitha, te rritja ekonomike, e cila përbën shtyllën kryesore të shanseve të qytetarëve të këtyre vendeve”.