Peqin, 16-vjecari shkon për të vjedhur, policia e kap në flagrancë
PEQIN- Një 16-vjecar në Peqin ka tentuar të grabisë me armë një banesë.
Ngjarja raportohet nga policia e Elbasanit, sipas së cilës adoleshenti me iniciale A.E ka hyrë i armatosur në banesën e një të moshuari dhe nën kërcënimin e armës ka tentuar ta grabisë atë.
Por gjatë tentativës, 16-vjecari është pikasur nga pronari i shtëpisë, i cili menjëherë njoftoi forcat e policisë. Ndërsa këto të fundit e kapën adoleshentin në flagrancë.
Pas hetimeve rezultoi se 16-vjecari ishte autor i grabitjes së një dyqani tre ditë më parë.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)