Liqeni artificial i Tiranes ne rrezik
Liqeni artificial i Tiranës po shkon drejt tharjes së plotë nga dita në ditë. As shirat e shumtë të diteve të fundit, nuk kanë mundur të ndikojnë në mbushjen e tij, përkundrazi, duket sikur dikush ia vjedh edhe këtë pak ujë të ndotur që i ka mbetur. Fundjava e vë më shumë në dukje rrënimin e zemrës së parkut të vetëm të kryeqytetit. Bashkia e Tiranës e ka renditur ndër sfidat e para dhe urgjente ndalimin me çdo kusht të degradimit të mëtejshëm të parkut. Ky degradim ka ardhur si rezultat i abuzimeve që janë bërë prej shumë vitesh, shkarkimeve të ujërave të zeza dhe mbeturinave të tjera duke e ndotur edhe kimikisht. Problem madhor është cilësuar prishja e kanalit të furnizimit pasi dy burime alternative ka pasur furnizimi me ujë i parkut të liqenit, ndërsa sot as shirat nuk e shpëtojnë dot. Ndërkohë që nga dy alternativat, ajo më e mundshmja është furnizimi me ujë nga liqeni i Farkës, i cili ka funksionuar si një galexhant në kohë për të furnizuar me ujë liqenin. Ndërkaq qytetarët janë në pritje të ndërhyrjes konkrete për të shpëtuar nga kënetëzimi liqenin artificial të Tiranës.