E Diel, 1 Nëntor 2026

Situata ne akset rrugore ne shkalle vendi

Policia e Shtetit, nisur nga përkeqësimi i motit gjatë këtyre ditëve lëshoi sërish apelin e saj për drejtuesit e automjeteve që të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë normat e përcaktuara në aktet ligjore. Njëkohësisht, ajo u rikujton t qytetarëve që mund të kontaktojnë me shërbimet e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin përmes numrit telefonik pa pagesë 129, si dhe numrit 126. Gjithashtu, në njoftimin e sotëm për shtyp, Policia e Shtetit pasqyroi situatën në akset rrugore në shkallë vendi, ku nga informacionet më të fundit të marra nga shërbimet e Policisë Rrugore, rezulton se:

Në qarkun Kukës:

1.      aksi rrugor Morinë – Kalimash i kalueshëm me zinxhirë,

2.      aksi Kukës – Krumë i kalueshëm me zinxhirë,

3.      aksi B.Curri – Qafë Morinë i pakalueshëm,

4.      aksi B.Curri – Fierz i pakalueshëm,

5.      aksi B.Curri – Valbonë i pakalueshëm,

6.      aksi Krumë – B. Curri  i pakalueshëm,

7.      aksi Krum – Qaf Prushi i pakalueshëm,

8.      aksi Kukës - Topojan  i kalueshëm me zinxhirë,

9.      aksi Ujmisht – Lusen – Bushtricë - Kala e Dodës në drejtim të

Peshkopisë i pakalueshëm,

10.     aksi Shëmri – Qafë Shllak i pakalueshëm,

11.     aksi rrugor Topojan – Shishtavec i pakalueshëm,

Në qarkun Dibër:

1.      aksi rrugor Peshkopi – Bulqizë – Klos i kalueshëm me zinxhirë,

2.      aksi rrugor Klos – Burrel - Ulëz i kalueshëm pa zinxhirë,

3.      aksi Bulqizë – Shupenzë – Ostren i kalueshëm me zinxhirë,

4.      aksi Krastë – Bulqizë i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,

5.      aksi rrugor Peshkopi - Sllovë – Kala e Dodës në drejtim të Kukësit

i pakalueshëm,

6.      aksi Peshkopi – Muhurr – Aras  i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,

7.      aksi Arras – Zall Dardhë – Reç i kalueshëm me zinxhirë,

8.      aksi Ostren - Stëblevë – Librazhd  i pakalueshëm,

9.      aksi Arras – Lurë i pakalueshëm.

Në qarkun Shkodër:

1.      aksi  rrugor Shkodër – Koman i kalueshëm pa zinxhirë,

2.      aksi Qaf Çelë - Pukë -  Fushë Arrës i kalueshëm me zinxhirë,

3.      aksi Fushë Arrës -  Qafë Mali- Qafë Shllak i pakalueshëm,

4.      aksi Fushë Arrës – Gjegjan – Shpal i pakalueshëm, pasi ka rënë

ortek, po punohet për pastrimin e tij,

5.      aksi Koplik – Hani i Hotit i kalueshëm pa probleme,

6.      akset Koplik – Razëm i kalueshëm me zinxhirë,

7.      aksi Bogë – Theth, Selcë – Vermosh të pakalueshme, po punohet për

pastrimin e tyre,

8.      akset në drejtim te Dukagjinit të pakalueshme,

9.      aksi Qafë Mali – Dardhë - Fierz i pakalueshëm,

10.     aksi Fushë Arrës – Iballë i  pakalueshëm.

Në qarkun Lezhë:

1.      aksi Rubik – Kalimash i kalueshëm pa zinxhirë,

2.      aksi rrugor Mirditë – Shpal – Fushë Arrës  i kalueshëm me zinxhirë,

3.      në zonat e thella të Mirditës në drejtim të Lurës akset rrugore

janë të pakalueshme.

Në qarkun Tiranë:

1.      në drejtim të Qafë Krrabës i kalueshëm pa zinxhirë

2.      në drejtim të Dajtit i kalueshëm me zinxhirë

 Në qarkun Elbasan:

1.      aksi Librazhdë - Qafë Thanë i kalueshëm pa zinxhirë,

2.      aksi Elbasan – Qafë Krrabë i kalueshëm,

3.      aksi Librazhd – Bulqizë i bllokuar, po punohet për pastrimin e këtij aksi.

 Në qarkun Korçë:

1.      aksi rrugor  Kapshticë - Korçë - Qafë Thanë i  kalueshëm pa zinxhirë,

1.      aksi rrugor Boboshticë – Dardhë dhe aksi rrugor Korçë – Voskopojë

janë të kalueshme me zinxhirë,

2.      aksi Korçë – Ersekë – Leskovik kalohet me zinxhirë me veshtërsi,

Në qarkun Berat:

1.      aksi Bogovë – Skrapar kalohet pa zinxhirë, po punohet në vazhdimësi

me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes.

Në qarkun Gjirokastër:

1.      aksi Kakavijë - Gjirokastër – Tepelenë kalohet pa zinxhirë,

2.      aksi Tepelenë – Përmet është i kalueshëm pa zinxhirë,

3.      aksi Përmet - Çarshovë është i kalueshëm me zinxhirë,

4.      aksi Jorgucat - Qafa e Muzinës i kalueshëm pa zinxhirë,

Në qarkun Vlorë:

1.      në segmentin rrugor Vlorë – Llogara lëvizja e automjeteve kryhet pa

zinxhirë dhe po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për

normalizimin e gjendjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›