“Modeli klientelist Koço-Rama, do rrëzohet me votë më 23 qershor”

Kandidati i PD, Kastriot Islami
Ish-deputeti i PS-së, tashmë kandidat i Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës, Kastriot Islami, ka hedhur akuza të rënda ndaj kreut të opozitës, Edi Rama dhe kandidatit për deputetët Koço Kokëdhima. Në një konferencë për shtyp nga kryesia e kuvendit, Islami e cilësoi si klientelist vendimin e marrë nga kryesocialisti Rama për ta përfshirë në listë Kokëdhimën. “Mbrëmë Koço Kokëdhima e filloi sulmin me liderin historik të PS-së Fatos Nano duke kaluar me Arben Malajn për të arritur tek unë dhe për të shkuar shumë larg duke sulmuar edhe gazetarët. Mbrëmë shqiptarët dhe të majtët panë urrejtjen patologjike të liderit shpirtëror të Edi Ramës”- tha Islami.
Ai ka akuzuar kryesocialistin Rama se i ka dhënë tendera Kokëdhimës gjatë kohës kur drejtonte bashkinë e Tiranës “Nuk është rastësi që Koço Kokëdhima mbron Edi Ramën dhe Rama e quan Koçon vlerë të shtuar të PS-së pasi ndryshe nga socialistët e ndershëm që nuk fituan fonde nga bashkia, Koço Kokëdhima ka marrë 19 miliard lekë tendera”- theksoi Islami. Ai ka theksuar më tej se shqiptarët do të rrëzojnë me votë në 23 qershor modelin e PS-së të cilën e cilësoi si modeli Koço-Rama. “Në 2011-ën modeli Koço-Rama doli nga dera dhe nuk do të ketë asnjë mundësi të futet nga dritarja. Ndoshta do të tentojë të futet nga oxhaku, por do të dalë më i nxirë seç është”, shtoi Islami.
Ja lista e 19 milionë dollarëve tendera që Koço Kokëdhima ka fituar nga bashkia e Edi Ramës
Kandidati i PS-së në Qarkun e Vlorës, miku i ngushtë dhe ortaku i Ramës në tenderët publike të Bashkisë së Tiranës, Koço Kokëdhima, gjatë periudhës 2001-2011, ka përfituar plot 19 milionë dollarë tendera. Pa asnjë garë transparente dhe në klientelizëm të hapur, “Zotëria 20%-sh” është treguar zemërgjërë me Koçon e tij, duke i “dhuruar” pa u menduar dy herë shifrën astronomike prej 19 milionë dollarësh, vetëm për kompanitë e 2K-së. Kokëdhima ka përfituar nga investimet publike të bashkisë kryesisht në ndërtim dhe rikonstruksion të akseve kryesore të Tiranës, duke shndërruar kështu në monopol përfitimet nga punët publike të qeverisë vendore. Edhe pse bëhet fjalë për tenderë në shkelje me ligjin, drejtësia asnjëherë nuk vepruar për të hapur dosjet voluminoze të korrupsionit 20%-sh të Edi Ramës dhe Koço Kokëdhimës. Gjithashtu, ortaku i Ramës rezulton të ketë 1.8 miliardë lekë taksa të papaguara në Bashkinë e Tiranës. Rasti flagrant i përket pesë kompanive, të cilave Bashkia Tiranë e drejtuar nga Edi Rama, prej vitesh nuk u ka mbledhur tatimet bashkiake, para të cilat u munguan çerdheve, kopshteve dhe shkollave të pandërtuara, rrugëve të pashtruara, tavane që shembeshin. Të pesë kompanitë i përkisnin asokohe biznesmenit, ndërtuesit dhe botuesit të gazetës “Shekulli”, sot kandidat i Vlorës për socialistët, i njohur edhe si pronar i “2K”.
Tenderët që kanë përfituar kompanitë e Kokëdhimës në Bashkinë e Tiranës (2001-2011)
Kompanitë e Kokëdhimës që u janë falur 1.8 miliardë lekë taksa
1. Shoqëria “Platea” 44,231,016 lekë
2. Shoqëria “2K Finance Investment Group” 58,603 lekë
3. “2K Group” 294,917 lekë
4. Shoqëria “Metro” 122,661,132 lekë
5. Shoqëria “Abissnet” 2,737,340 lekë
6. Shoqëria “2K” deri më 31 dhjetor 2010 9,500,675 lekë
Totali i detyrimeve 179,483,683 lekë