Modelja NaomiCampbell thirretpër dëshmi në Hagë
HAGË- Supermodelja me ngjyrë Naomi Campbell pritet të shkelë të enjten në gjykatën e Hagës për krime lufte, por si dëshmitare në gjyqin e ish-liderit të Liberisë Carls Tejlor. Prokurorët e Hagës kërkojnë që Naomi Campbell të flasë për një diamant, të njohur ndryshe si diamant gjaku, të cilin e kishte marrë dhuratë nga ish-lideri i Liberisë.
Diamant gjaku konsiderohen ato loj gurësh të cilët janë siguruar në zonat e konfliktit, kryesisht në vendet e Afrikës, ku shumë njerëz mbesin të vdekur në luftime.Sipas Gjykatës së Hagës, Naomi Campbell mund të sigurojë të dhëna sipas të cilave Tejlor kishte dhënë dëshmi të rreme kur kishte deklaruar se nuk posedonte diamant.
Sipas akuzës, Tejlor i shkëmbente diamantët në Afrikën e Jugut për të marrë armë, akuzë të cilën ai e mohon. Haga dyshon se në vitin 2007 Carls Tejlor i dhuroi topmodeles britanike një diamant gjatë një darke të organizuar nga Nelson Mandela, në Afrikën e Jugut. Zëdhënësja e panterës së zezë deklaroi se Campbell është thirrur në gjykatë vetëm si dëshmitare dhe se nuk akuzohet për ndonjë vepër kriminale.
Naomi si një prej emrave më të mëdhenj të modës, prej vitesh është shoqëruar me politikanë të njohur, madje edhe nga vende të tilla si Venezuela apo Bolivia.
(m.a/News24/BalkanWeb)