Vlorë, OSSHndërpret energjinëpër 500 hotele
VLORË- Hotelet e zonës së Ujit të Ftohtë në Vlorë rezultojnë në pjesën më të madhe debitore ndaj OSSH-së, duke bërë që pikërisht me fillimin e muajit gusht, që shënon dhe fluksin më të lartë të pushuesve në Vlorë, hoteleve tu ndërpritet energjia elektrike.
Për rrjedhojë me qindra pushues që këtë vit kanë zgjedhur Ujin e Ftohtë për tu pushuar, hasen me mungesën e energjisë, aq e domosdoshme në ditët e plazhit.
Një grup Taks Force, nën drejtimin e Ermal Muratit, shef i drejtorisë së faturimit pranë OSSH-së, ka nisur aksionin në qytetin e Vlorës për ndërprerjen e energjisë elektrike ndaj të gjitha subjekteve debitore.
Sipas Muratit, aksioni do të jetë i shtrirë në një afat kohor 3 javor deri në marrjen e gjithë debisë prej 20 milion lekësh të reja, që rreth 500 subjekte nuk e paguajnë prej shumë muajsh energjinë elektrike. 80% e këtyre debitorëve janë hotele, restorante dhe bare në zonën e Ujit të Ftohtë.
Pushuesit jashtë kamerave shprehen se OSSH mund të presë përfundimin e sezonit të plazhit për ndërprerjen e energjisë, e jo në pikun e sezonit të plazhit, duke dhënë kështu një imazh negativ për qytetin bregdetar.
(m.a/News24/BalkanWeb)