E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, lagunae Vilunit epashfrytëzuar

SHKODëR- Pas më shumë se 6 dekadash fshati turistik i Riollit në zonën e Vilunit në Velipojë të Shkodrës do të lidhet me pjesën tjetër të vendit me anë të një ure të re, punimet në të cilën kanë filluar prej 2 javësh. Për momentin banorët lidhen me pjesën tjetër të vendit nëpërmjet urës së vjetër prej dërrase, e cila ndodhet në një gjendje tejet të amortizuar.

Në stinën e dimrit 1500 banorët e fshatit mbeten të izoluar, duke mos patur asnjë kontakt me pjesën tjetër për shkak të shembjes së urës. Sipas banorëve ka pasur raste që në këtë lagunë kanë mbetur edhe jetë njerëzish duke dashur të kalojnë me not për të kaluar në fshatin Velipojë.

Mungesa e një ure lidhëse mes Riollit e Velipojës ka bërë ndër vite që ky fshat turistik të mbetet i pashfrytëzuar për sa i përket turizmit. Laguna e Vilunit ku ndodhet ura e shembur dhe zona e plazhit është një nga zonat ende të pazbuluara të bregdetit, vetëm si shkak i mungesës së infrastrukturës rrugore.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›