Tadic: Ja planii Serbisë përndarjen e Kosovës
BEOGRAD- Shtetet anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara kanë marrë edhe zyrtarisht interpretimin e Serbisë për opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë rreth ligjshmërisë së shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Këtë interpretim Beogradi e ka dërguar të bashkëngjitur me draftrezolutën e deponuar në OKB më 28 korrik me të cilën synon fillimin e bisedimeve të reja për Kosovën.
Në një dokument rreth dyfaqësh, autoritetet serbe kanë përsëritur qëndrimin e tyre rreth opinionit të GJND-së, të shpallur më 22 korrik, ku kanë shprehur mospajtimet me mënyrën se si gjykatësit ndërkombëtarë kanë trajtuar lëndën e Kosovës. Në pjesën ku janë bërë të ditura pikëpamjet serbe për opinionin e GJND’së, theksohet se debati në Kombet e Bashkuara në sesionin e 64’t Asamblesë së Përgjithshme duhet të përqendrohet për çështjet që nuk i ka prekur Gjykata.
“Në opinionin e saj, Gjykata ka aplikuar një qasje të ngushtë në lidhje me pyetjen që i është i bërë. Si pasojë, gjetjet në këtë opinion as nuk e përkrahin pretendimin e Prishtinës se krahina e Kosovës është shtet, e as pikëpamjen se shpallja e pavarësisë së Kosovës është rast unik”, thuhet në njërën nga pikat e këtij interpretimi.
“Për më tepër, Gjykata nuk ka konfirmuar të drejtën e krahinës së Kosovës për ndarje nga Republika e Serbisë. Gjykata ka konfirmuar se opinioni i saj këshillëdhënës nuk merret me pasojat legale të shpalljes unilaterale dhe se nuk adreson vlefshmërinë e efekteve legale të njohjes së pavarësisë së Kosovës nga shtetet e treta, siç theksohet në paragrafin 51 të opinionit të Gjykatës. Ky ka qenë arsyetimi i Gjykatës që ka mundësuar të thotë se teksti i deklaratës nuk ka shkelur ligjin ndërkombëtar”, thuhet në dokumentin serb.
Aty po ashtu theksohet se fakti që Gjykata, “autorët e shpalljes së pavarësisë” nuk i ka konsideruar përfaqësues të Institucioneve të Përkohshme të Kosovës në verdiktin e saj, përbën një precedent të rrezikshëm. “Kjo qasje ka krijuar një precedent të rrezikshëm, pasi që rajonet separatiste ose lëvizjet në tërë botën mund të deklarojnë se po veprojnë në emër të një pjese të popullatës për territorin që bëhet fjalë, duke lënë anash çdo analizë legale për kompetencat e tyre për ta bërë një gjë të tillë, e në këtë mënyrë të krijojnë pasoja të dëmshme për rendin e ri ndërkombëtar bashkëkohor”.
Serbia konsideron se opinioni i Gjykatës megjithatë ka nxjerrë konstatimin se Kosova nuk e ka zgjidhur statusin për faktin se gjyqtarët kanë thënë se “shpallja e njëanshme e pavarësisë është një përpjekje për të përcaktuar përfundimisht statusin e Kosovës.” Në këto pikëpamje të Serbisë thuhet se Gjykata ka gjetur se Rezoluta 1244 dhe Korniza Kushtetuese janë akoma të plotfuqishme, sikurse edhe fakti që Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm akoma ushtron detyrën në Kosovë.
Pikërisht këto argumente për autoritetet serbe janë dëshmi se Kosova nuk është shtet. “Duke pasur parasysh këtë, është e qartë se krahina e Kosovës mbetet një territor nën regjimin ndërkombëtar, statusi final i të cilit nuk është definuar ende. Kështu që nuk është një shtet i pavarur dhe sovran”.
Në këtë interpretim po ashtu thuhet se tema e Kosovës nuk është çështje e mbyllur dhe se edhe GJND’ja i ka hapur rrugë debatit për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB’së.
Në këtë aspekt, Serbia i ka rikujtuar të gjitha shtetet që të mos marrin asnjë hap për ta njohur Kosovën, sepse me këtë do të cenohej sovraniteti i saj. “Procesi në Asamblenë e Përgjithshme nuk duhet të paragjykohet nga ndonjë njohje e mëtejme, të cilat natyrisht cenojnë integritetin territorial dhe sovranitetin e një shteti anëtar të Kombeve të Bashkuara, përkatësisht të Republikës së Serbisë”.
Serbia ka rekomanduar që debati në Asamble të fokusohet “në pasojat dhe implikimet e shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës në sistemin ndërkombëtar.”
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka ardhur në përfundim se me rastin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës nuk është shkelur e drejta ndërkombëtare. Por kjo nuk i ka mjaftuar Serbisë.
(m.a/express/BalkanWeb)