“JPMorgan”, dorëhiqet shefja e investimeve

Kompania me bazë në “Wall Street” tha se Ina Drew, e cila mbikëqyrte divizionin e Londrës, përgjegjëse për gabimet tregtare, do të largohet pas më shumë se 30-vitesh punë.
Ajo do të zëvendësohet nga Matt Zames, bashkë-drejtuesja për të ardhurat globale fikse në bankën e investimeve.
Në një komunikatë të lëshuar nga Nju Jorku, Dimon tha: “Ina Drew ka qenë një bashkëpunëtore e mirë përgjatë viteve të shumta në firmën tonë. Kontributi i saj i madh për kompaninë nuk duhet të lihet në hije nga humbjet e pësuara së fundmi”.
Po si mund të humben 2 miliardë dollar në gjashtë javë?
Firma ndoqi një strategji të komplikuar duke vënë baste mbi përmirësimin e krediteve të kompanive të zgjedhura. Në atë kohë u mendua se tregtarët mbështeteshin nga një kompani e fuqishme me kapital të mjaftueshëm. Tregtari pas kësaj strategjie u bë i njohur si “Balena e Londrës”, i cili tashmë dihet që është punonjësi francez i “JPMorgan”, Bruno Michel Iksil. Bastet e “Balenës së Londrës” dukeshin 100 % të sigurta, por ja që nuk rezultoi ashtu dhe kompania humbi.
Përveç humbjes së 2 miliardë dollarëve në gjashtë javë, “JPMorgan” parashikohet të humbasë edhe 1 miliardë dollarë të tjera në tremujorin e dytë të këtij viti.
“Janë bërë shumë gabime dhe gjykime të këqija. Gabime skandaloze. Ato gabime ishin vetë-shkatërruese dhe kjo nuk është mënyra se si ne duam të drejtojmë një biznes”, tha CEO-ja i “JPMorgan”.
/Start/F. P/
2012-05-14 17:12