Modrici, në nivel të Realit

Iker Casillas beson se Luka Modric, jo vetëm që mund ta arrijë nivelin për të luajtur në Real Madrid, por që mund ta ndihmojë ekipin që të përmirësohet, nëse i bashkohet këtij ekipi.
Mediat kroate kanë shkruar se mesfushori i Tottenhamit mund të transferohet në orët e ardhshme në Madrid për një shumë prej 35 milionë funtesh.
“E njoh. Ai ka bërë lojëra të mira në Tottenham dhe kjo i ka rënë në sy botës. E kemi parë në Premierligë dhe Ligën e Kampionëve. Ai është lojtar maft i mirë. Ai është në nivelin e Realit. Ta kemi Lukan në ekip, grupi ynë mund ta bëjë një hap tjetër sezonin tjetër”, tha 31 vjeçari.