Gomez lojtar i mirë, por jo i madh

Presidenti i Bayern Munichut, Uli Hoeness ndien se klubi gjerman duhet ta transferojë ndonjë futbollist ofanziv këtë verë, duke shtuar se ylli Mario Gomez është lojtar i mirë, por jo i madh.
“Ne tash kemi alternativa për Mario Gomez. Kjo është e domosdoshme për sukses. Ai është i mirë, por jo lojtar klasi”, deklaroi 60 vjeçari. “Pizarro nuk e ka humbur kurrë sensin e golit, kurse Mandzukic është i rëndësishëm dhe luan mirë me kokë”, shtoi ai.
Ndër objektivat tjerë të Bavarezëve janë edhe mesfushori i Athletic Bilbaos, Javi Martinez dhe mesfushori i Bayer Leverkusenit, Lars Bender.