E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fabiano e ka ndarë mendjen: Milanin ose Mançesterin

Bomberi ka pranuar se dëshiron të veshë fanellën e Milanit dhe nga ana tjetër, administratori i deleguar i kuqezinjve, Adriano Galiano, ka pranuar interesimin ndaj lojtarit. “Më kërkon edhe Totenhemi, por aty nuk mund të fitoj tituj. Nëse Sevilja vendos të më shesë, zgjedhja ime është Milani ose Mançester Junajtid”, pohoi numri 9 i Brazilit.

Sipas tij, këta klube janë dy prej më të mëdhenjve të futbollit europian. “është tipi i skuadrave për të cilat do të nënshkruaja me kënaqësi”, shtoi 30-vjeçari, pa e fshehur njëfarë parapëlqimi për Premier Ligën. Fabiano vlerësohet me rreth 20 milion euro nga klubi spanjoll, por çmimi mund të ulet, pasi kontrata me Seviljen skadon vitin tjetër.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›