E Shtunë, 31 Tetor 2026

Promovohet libri i autorit Reshat Kripa

Në muzeun historik kombëtar, u promovua romani i autorit Reshat Kripa me titull, "Sekreti i varrit të vetmuar".

Në këtë romani autori paraqet dhe analizon jetën shoqërore shqiptare, nga viti 1939 deri në vitin 1950. Romani "Sekreti i varrit të vetmuar", është i ndarë në dy pjesë të lidhura organikisht midis tyre. Pjesa e parë përfshin luftën kundër pushtuesve që bëjnë shqiptarët pa dallim bindjesh, ndërsa pjesa e dytë atë të sundimit të egër komunist.

Ndërsa studiuesi i njohur Behar Gjoka, e cilësoi si një roman me plot vlera që të gjithë grup moshat duhet ta lexojnë.

Ky është libri i katërt i shkrimtarit Reshat Kripa, i cili vjen pas libri "Një tregim për mikun tim", "Rini e copëtuar dhe romani "Shkallët e ferrit".

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›