E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gafat e gjyqtarëve, FIFA hesht

Përkundrazi, institucioni drejtues i futbollit botëror ka kritikuar përsëritjen e pamjeve të pozicionit jashtë loje të Tevezit në ekranet gjigande gjatë ndeshjes Argjentinë-Meksikë. Në konferencën për shtyp të mbajtur në Johanesburg, zëdhënësi i FIFA-s, Nikolas Maingot, ka refuzuar t’i përgjigjet çdo pyetjeje lidhur me gabimet në gjykim gjatë takimeve të djeshme të botërorit.

“Nuk do të diskutojmë për vendimet e gjyqtarëve”, pohoi paraprakisht ai, megjithë pyetjet e gazetarëve mbi “gabimet në gjykim”, “mungesën e pamjeve video” dhe mbi “turpin” që ka rënë mbi FIFA-n. Kurse refuzimin për të mos përdorur moviolën në fushë Maingot ia adresoi Bordit Ndërkombëtar, përgjegjës për rregullat e lojës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›