E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mohamed Ali, tri herë kampion dhe katër gra

Muhamad Ali, apo siç ishte dhe emri i tij i lindjes, Kasius Klej, tri herë kampion i botës në peshat e rënda, konsiderohet si një prej boksierëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Si amator fitoi në Romë në peshën e lehtë në vitin 1960 në Lojërat e Romës, por pasi u bë boksier profesionist, ai u bë boksier i parë që fitonte tri herë rresht kampionatin e peshave të rënda.

I lindur me emrin Kasius Kles, ai e ndërroi në Ali, pas u bashkua botës së Islamit në vitin 1964, ndërkohë që Mohamad refuzoi të përfshihej në ushtrinë amerikane pasi besimi i tij ishte kundërshtar i luftës së Vientamit. Ai u arrestua dhe u gjet fajtor për evazion fiskal, ndërsa licenca e boksit ju pezullua. Mohamed nuk u burgos, por ai nuk u lejua të boksonte për katër vjet me radhë, derisa e fitoi të drejtën në Gjykatën Supreme të Shteteve të Bashkuara.

I mbiquajtur “Më i madhi”, Ali u përfshi në disa ndeshje historike të boksit. Më madhështoret e tyre janë tri me rivalin Xho Frezier dhe një me Xhorxh Foreman. Mohamad Ali pësoi vetëm pesë humbje në karrierën e tij (katër me vendim me pikë dhe me nokaut teknik për shkak të tërheqjes nga ringu), asnjë barazim në karrierën e tij, ndërkohë që ka 56 fitore (37 me nokaut, 19 me vendim pikësh). Ali ishte i njohur për stilin e tij të luftimit, të përkufizuar si “fluturimin e një fluture kur mbrohej dhe kafshimin e një blete kur sulmonte” dhe për një teknikë “rope-dope”. Ali i masakronte kundërshtarët pa dalë në ring, ku përdorte shpesh rima në sulmet ndaj tyre para televizioneve apo për mediat. Gjatë moshës së vonë, Ali filloi të vuante nga sëmundja e Parkinsonit. Në vitin 1999, Mohamad Ali u kurorëzua si “Sportist i shekullit” nga “Sport Ilustrated”.

NDESHJA E SHEKULLIT
Ali dhe Frezier u takuan në ring, më 8 mars të vitit 1971, në “Madison Skuar Garden”, në një ndeshej të konsideruar si “dueli i shekullit”, një takimet më madhështore dhe më të famshme të gjitha kohërave. Legjendari Mohamad Ali humbi, ndërkohë që ajo mbeti humbja e vetme e tij. Në mars të vitit 1975, Ali u përball me Çak Uepnerin, në një ndeshje prej të cilit mori frymëzimin dhe u ndërtua filmi “Roki”. Vepner e rrëzoi Mohamad Aliun në raundin e nëntë, kur askush nuk e priste, por Ali u “ringjall” në minutat e numërimit. Më 1 tetor 1975, Ali luftoi me Xho Frezierin për të tretën herë, në një ndeshje të organizuar në Manila nga promotori i njohur Don King, që kishte organizuar edhe duelin Ali-Foreman.

KATËR GRA, SHTATË VAJZA
Mohamad Ali është martuar katër herë, duke pasur shtatë vajza dhe dy djem. Ali takoi gruan e tij të parë, një kameriere koktejsh, Sonji Roi, afërsisht një muaj përpara se ato të martoheshin, më 14 gusht të vitit 1964. Objeksionet e Roit përsa u përket disa zakoneve islame, sidomos në veshje, kontribuan në prishjen e martesës, pas vetëm dy vjetësh, në janar të vitit 1966. Në gusht të vitit 1967, Ali (25 vjeç) u martua me 17-vjeçare Belinda Bojd. Pas martesës ajo ndryshoi emrin në Khalial Ali, duke pasur së bashku katër fëmijë. Në vitin 1975, Ali nisi një lidhje me Veronika Porsh, një aktore e modele, martesa e tij e dytë u prish dhe ai u martua me Veronikën në vitin 1977. Dy fëmijë midis tyre, dhe divorci i tretë në vitin 1986. Në nëntor të vitit 1986, Ali u martua me Jolandën, të cilët ishin miq midis tyre qysh nga viti 1964. Adoptuan nëj fëmijë, Asad Amin. Ali ka dhe dy vajza na marrëdhëniet jashtëmartesore.


Yll në bulevardin e Hollivudit

Muhamad Ali mbetet një figurë populore në media. Ali ka qenë subjekt i librave të shumtë, filmave apo punëve të tjera krijuese. Ai ka qenë në kopertinën e “Sports Ilustrated”, 37 herë, i dyti pas Majkëll Xhordanit. Për kontributin e tij në industrinë e teatrit, për nder të Mohamad Ali është vendosur një yll në bulaverdin e fashmëm të famës në Hollivud.

Skeda

Emri: Muhamad Ali
Emri i lindjes: Kasius Klej
Nofka: “Më i madhi”
Lartërsia: 1.91 m
Datëlindja: 17 janar 1942, 68 vjeç
Ndeshje në total: 61
Fitore: 56
Fitore me nokaut: 37
Humbje: 5


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Premte, 09 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›