Uesli Snajder, holandezi fluturues i Interit

Goli i Uesli Snajderit kundër CSKA-së Moskës, që i siguroi ekipit të Hoze Murinjos edhe kalimin në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, ku do përballet me Barcelonën e Lionel Mesit. Snajder etiketohet shpesh si “dead-man”, njeriu i vdekjes, për shkak të goditjeve të lira të tij perfekte. Fantazisti zikaltër është shndërruar në “trurin” e kampionëve të Italisë. Pa të në fushë, Inter vuan jo pak. Dhe më mirë se kushdo tjetër këtë i di Hoze Murinjo. Trajneri portugez ka varur shpresat te ylli i tij për të eliminuar Barcelonën e për të mbërritur në “Santiago Bernabeu”, në finalen e madhe të Ligës së Kampioneve, me synimin absolut fitimin e trofeut e që i mungon Interit për 45 vjetësh, nga viti 1965.
“Dykëmbësh i lindur”
Uesli Snajder lindi, më 9 qershor 2004 në Utreht të Holandës.
Talenti i tij shkëlqeu qysh në moshë të herët, teksa kur ishte vetëm pesë vjeç, ai kishte zhvilluar aftësitë e tij të luante me të dyja këmbët. Në moshën shtatë vjeç Uesli u ftua për një testim te Ajaksi, dhe shumë shpejt ai ndoqi gjurmët e vëllait të tij më të madh, Xhefrit, duke u bashkuar me akademinë e klubit prestigjioz. Gjatë viteve të adoleshencës, Uesli përfaqësoi Holandën në të gjitha kategoritë e moshave, duke luajtur në Kampionatin Botëror U-17 në Peru, ku dhe përzgjodh lojtari më i mirë i turneut. Pas kësaj ai mori pjesë në një mori aktivitetesh ndërkombëtare. Snajder kaloi te ekipi i parë i Ajaksit në verën e vitit 2003.
“Njeriu i vdekjes”
Vizioni i tij i lojës, aftësia për ta pasuar dhe për të gjuajtur me të dyja këmbët e shndërruan atë në në beniamin të ri të të tifozëve. Debutimi i tij përkoi me një fitore 6-0 në transfertë kundër ekipit të Vilem II në Tilburg, dhe ai menjëherë u përzgjodh si specialisti i gjuajtjeve të lira për Ajaksin. Pas kësaj erdhën edhe paraqitjet në Ligën e Kampioneve kundër Arsenalit, e më pas dhe kundër Milanit. Uesli shënoi golin e parë të tij, më 13 prill 2003, në një fitore 3-0 kundër NAC Bredës dhe dy javë më pas ai bëri paraqitjen e parë me Kombëtaren holandeze, duke zëvendësuar Edgard Davidsin në miqësoren kundër Portugalisë (1-1).
“Jeta portokalli”
Sezoni 2003-2004 ishte special për Uesli Snajderin. Nën drejtimin e trajnerit Ronald Koeman, Ajaksi fitoi titullin e dytë në mijëvjeçarin e ri. Snajder luajti 30 ndeshje, duke shënuar 9 gola. Ai gjithashtu tregoi klasin e tij në zemër të mesfushës së ekpit kombëtar holandez. Në tetor të vitit 2003, Uesli shënoi golin e parë të tij për Holandën, kundër Moldavisë, duke ndihmuar ekipin e tij të zinte një vend në pjejof në kualifikueset e Kampionatit Europian kundër Skocisë. Në ndeshjen e parë të humbur 1-0 nga Holanda ai qëndroi në stol, por në takimin e dytë brenda 40 minutash aktivizim ai shënoi një gol dhe ndërtoi dy të tjerë në fitoren 6-0, të cilat i siguruan një biletë Holandës në Euro 2004 në Portugali. Në Kampionatin Botëror 2006 në Gjermani, Uesli ishte i pranishëm në formacionin e “Oranje”, por operoi në rolin e një mesfushori shkatërrues, çka i kufizoi mundësitë e tij për të treguar vlerat e anës sulmuese, teksa Holanda e Marko van Bastenit u eliminua nga Portugalia në çerekfinale.
Madrid-Milano
Në gusht të vitit 2007, Uesli u transferua te një prej klubeve më të mëdha të botës, Reali i Madridit, ku ai ju bashkuar kontigjentit holandez, në të cilin përfshiheshin Rud van Nistelroj, Rojston Drenthe dhe Arjen Roben. Real pagoi 27 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij deri në vitin 2012.
Te Reali i Madridit, Uesli Snajder trashëgoi numrin 23, që më parë mbahej nga Devid Bekham, por më pas mori numrin 10, ndërkohë që fanellën me numër 23 e mori holandezi tjetër, Rafael van der Vart. Më 27 gusht të vitit 2009, Snajder u ble nga Interi prej Realit të Madridit për një shumë prej 15 milionë euro, duke nënshkruar një kontratë katër vjeçare. Uesli mori numrin 10 dhe debutoi me zikaltërit vetëm një ditë pasi ai kishte nënshkruar kontratën, duke luajtur një rol kyç në fitoren 4-0 në derbin kundër Milanit. Goli i tij i fundit për Interin është ai kundër CSKA-së Moskës, që i siguroi ekipit të Hoze Murinjos edhe kalimin në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, ku do përballet me Barcelonën e Lionel Mesit.
Uesli Snajder në Shqipëri
Holandezi Uesli Snajder ka luajtur edhe në “Qemal Stafa” në takimin kualifikues për Euro 2008 në ndeshjen e humbur nga Shqipëria me Holandën me rezultatin 1-0 me një gol të Rud van Nistelroit në minutat shtesë. Snajder u ndëshkua në atë takim edhe me kartonin e verdhë për sjellje jo korekte ndaj gjyqtarit të takimit. Në bankinën shqiptare ishte Oto Bariç, ndërsa në atë holandeze Marko van Basten.
Gratë, nga Ramona te Jolanta
Snajder u martua me Ramoan Strekstra, më 18 qershor të vitit 2005. Djali i tyre, Xhesej, lindi më 4 shtator të vitit 2006. Çifti u nda pas tre vitesh e gjysmë, më 21 janar 2009. Në gusht ë vitit 2009 u raportua se ai ishte lidhur me aktoren dhe prezantuesen holandeze Jolante Kabau van Kasbergen. Më 28 dhjetor 2009 ata nisin zyrtarisht bashkëjetesën, ndërkohë që martesa është parashikuar menjëherë pas Botërorit të këtij viti.
Snajder zikaltër
Uesli Snajder u ble nga ble nga Interi në shumën prej 15 milionë eurosh, më 27 gusht 2009. Debutoi, më 28 gusht 2009 në fitoren 4-0 të Interit me Milanin. Më 3 tetor 2009 shënoi golin e tij të parë me Interin në fitoren 2-1 kundër Udinezes, duke realizuar në minutën e 92-të. Goli i tij i dytë është ai kundër Katanias, më 24 tetor, direkt nga gjuajtja e lirë. Shënoi golin e tij të parë në Ligën e Kampioneve në fitoren dramatike 2-1 të Interit kundër Dinamos në Kiev në minutën e 89-të. Goli i tij i radhës është ai kundër Livornos në Kupën e Italisë, e më pas dy perla në fitoren 4-3 të Interit kundër Sienës. Më 6 prill 2010, Shnajder shënoi nga goditja e lirë në minutën e gjashtë në ndeshjen kundër CSKA-së së Moskës për Ligën e Kampioneve, çka e çoi Interin në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve pas shtatë viteve mungesë.
Familje futbollistësh
Uesli Snajder është rritur në një ambient futbollistik. Babai i tij ishte një lojtar, vëllai i tij më i madh, Xhefrej, luajti për Stormvogels Telstar, dhe vëllai më i vogël, Rodnej është me ekipin e të rinjv të Ajaksit.
3 fanella ekipesh
Uesli Snajder ka veshur deri tani fanellat e tre klubeve: Ajaksit në Holandë (5 sezone, 2002-2007), Realit të Madridit në Spanjë (2 sezone, 2007-2009) dhe të Interit (nga sezoni 2009-2010).
Momentet e mëdha
2 shkurt 2003
Debutimi zyrtar me ekipin e parë të Ajaksit
13 prill 2003
Goli i parë për Ajaksin, në kualifikueset e Ligës së Kampioneve
kundër klubit austriak, AK Graz
30 prill 2003
Debutimi zyrtar me Kombëtaren holandeze e futbollit
12 gusht 2003
Goli i parë në kampionatin holandez, kundër NAC Breda
Maj 2004
Fitoi titullin e parë në kampionatin holandez me Ajaksin
4 shtator 2006
Lindja e djalit, Xhesej. Uesli e konsideron si momentin më të bukur të jetës së tij
15 gusht 2007
Debutimi zyrtar me Realin e Madridit
29 gusht 2009
Debutimi zyrtar me Interin
Shokët për Snajderin
Rud van Nistelroj
“Uesli është një djalë shumë i talentuar. Talenti nuk matet lartësinë, pro me atë që ai bën me këmbët e tij. Ka qëndrim të madh dhe aftësi të mëdha”.
Arjen Roben
“E njoh Uesli Snajderin prej një kohë të gjatë. Luan në mënyrë shumë argëtuese, është mjeshtër i goditjeve të lira dhe krijon një futboll të bukur”
Preferencat e Snajderit
Makina e preferuar
Ferrari
Ngjyra e preferuar
Blu
Filmi i preferuar
“Prison Break”
Ushqimi i preferuar
Kuzhina japoneze
Destinacioni i pushimeve
Portugalia
Muzika e preferuar
Çdo lloj muzike
Sporte të tjera
Tenisi
Ekipi i preferuar
Interi
Kënaqësia më e madhe
Djali i tij, Xhesej
Heroi sportiv
Raul Gonzales
Snajderi në versionin “portokalli”
Uesli Snajder debutoi për Holandën U-21 kundër Çekisë, më 28 mars 2003. Ndeshja e tij e parë me ekipin kombëtar ishte ajo kundër Portugalisë, më 30 prill 2003, duke u bërë lojtari i tetë më i ri që kishte luajtur për Holandën.
Euro 2004
Snajder luajti në Kampionatin Europian në Portugali vetëm dy ndeshje.
Kupa e Botës 2006
Sneijder luajti si titullar në të katër ndeshjet e Holandës në Gjermani 2006.
Euro 2008
Snajder shënoi në 24-vjetorin e tij në fitoren 3-1 të Holanës kundër Italisë
Botërori 2010
Snajder është në listën e lojtarëve të Holandës për Botërorin e Afrikës së Jugut
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Premte, 09 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili