E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qerimaj, bronz në Europianin e Peshëngritjes

Erkand Qerimaj fitoi medaljen e bronztë në në Kampionatin Europian që po zhvillohet në Minsk të Bjellorusisë. Shkodrani 21-vjeçar e fitoi medaljen e katërt te Shqipërisë në këtë aktivitet në stilin e shtytjes në peshën 77 kg. Ndërkohë në dygarësh, peshëngritësi shqiptar nuk shkoi më më tepër se vendi i katërt me 344 kg të ngritura në total. Në stilin e shkëputjes Qerimaj dështoi në provën e parë dhe të dytë me 154 kg, por e ngriti atë në provën e tretë, duke e mbyllur garën në vendin e tetë. Medalja e artë u fitua nga armeni Tigran Martirosjan, i cili ngriti 165 kg. Në stilin e shtytjes, Në shtytje, kampioni shqiptar u klasifikua i treti me 190 kg, të cilën e realizoi me sukses vetëm në provën e parë, ndërsa më pas dështoi me 192 kg duke e mbyllur konkurrimin kontinental në vend të katërt me 344 kg. Kampion absolut i Europës është shpallur peshëngritësi armen Tigran Martirosjan, me 360 kg. Më 10 prill Ervis Tabaku dhe Endri Karina në peshën 94 kg janë të fundit nga kuarteti kuqezi që do të ngjiten në pedanën e Evropianit. Të mërkurën, Romela Beqaj shkroi një tjetër faqe të lavdishme në peshëngritjes shqiptare në arenën ndërkombëtare, teksa 23-vjeçarja, vendi i gjashtë në Lojërat Olimpike “Pekin 2008”, u shpall nënkampione e trefishtë e Europës në peshën 58 kg, duke fituar tri medalje të argjendta në Kampionatin Europian të Peshëngritjes në Minsk të Bjellorusisë (5-11 prill), ku marrin pjesë rreth 300 shtangistë nga 37 vende të Europës. Begaj, një ish-artiste cirku, e cila kishte fituar medalje argjendi edhe në kampionatin europian të Liganos në Itali (2008), duke ngritur në total 212 kg, ngriti në dygarësh në Pallatin e Sportit të Minskut, 207 kg, ndërkohë që fituesja e vendit të parë, bjellorusja Natasia Novikava ngriti në total 238 kg, duke vendosur rekord të ri europian.

MEDALJET E SHQIPËRISË
Argjend
3: të fituara nga Romela Begaj
Pesha 58 kg (femra)

Bronzi
1: të fituar nga Erkand Qerimaj
Pesha 77 kg (meshkuj)

Në garë
Ervis Tabaku (94 kg)
Endri Karina (94 kg)


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Premte, 09 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›