Kujdes, Tajsoni i hekurt kafshon në vesh!

Majk Tajson (43 vjeç) mbetet një tjetër figurë emblematike e boksit profesionist të peshave të rënda, duke qenë kampioni më i ri në moshë që ka fituar titujt në versionin WBC, WBA dhe IBF. Ai fitoi titullin WBC kur ishte vetëm 20 vjeç, 4 muaj dhe 22 ditë, pasi mundi Trevor Berbik me nokaut teknik. Tajson, apo “Majku i hekurt”, u bë i njohur për stilin e tij të ashpër të dylyftimit, por dhe për sjelljen e tij kontradiktore brensa dhe jashtë ringut. Ai ishte i pari që fitoi rresht titujt në WBA, WBC dhe IBF. I mbiquajtur “Djaloshi dinamit”, Tajson fitoi 19 ndeshjet e para të tij si boksier profesionost me nokaut, 12 prej tyre në raundin e parë. Tajson e humbi titullin e tij, kur humbi Bastër Dagllas, më 11 shkurt të vitit 1990, në Tokio të Japonisë me nokaut në raundin e 10-të. Në vitin 1992, Tasjon u akuzua për sulm seksual ndaj Dezajr Uashingtonit dhe u dënua me tre vjet burg. Pas lirimit në vitin 1995, Tajson kërkoi të rifitonte titullin. Në vitin 1996 ai humbi kundër Evander Holifildit në raundin e 11-të me nokaut teknik. Në vitin 1997, ndeshja midis yte mbaroi në një mënyrë shokuese, pasi Tajsoni i skualifikua pasi kafshoi një pjesë të veshit të Holifildit. Nga ajo ndeshje, Tajson fitoi 35 milionë dollarë dhe Holifildi, 35 milionë dollarë. Gjithsesi, kur ishte 35 vjeç, Tajson humbi me nokaut me Lenoks Ljuisin në vitin 2002. Tajson shpalli falimentin në vitin 2003, edhe pse kishte fituar mbi 300 milionë dollarë gjatë karrierës së tij. Tajsoni ishte zyrtarisht i martuar tri herë, por ai ka shtatë fëmijë me shtatë gra të ndryshme.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Premte, 09 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili