E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mohimi absurd i kundërshtarit, “e vetmja rrugë” e mbijetesës politike të Ramës

13-04-2011 / Nga Luan Myftiu

Ai që udhëhiqet nga filozofía e konfliktit, nuk çmon as vlerat e veta, nëse ato nuk i mungojnë kundërshtarit. Prandaj është i pabesueshëm drejtuesi, që e ngre alternativën e vet mbi mohímin e çdo arritjeje. Ndoshta prandaj nuk pati nevojë Rama në fjalimin e tij “patetik” as të shpaloste program, as të jepte premtime, as të ngjallte shpresë. Duket që mendon se vetë ai mishëron të ardhmen.(!) Prandaj dhe deklaroi se është etaloni i misionarit, me të cilin duhet të nisë Historía. Megjithatë, fjalimi i tij krijoi goxha ilaritet bufonate tek ata, që kanë humbur çdo shpresë për fitore. Duke ndierë këtë dëshpërím, edhe vetë sajuesi i “krizave” u sul të kënaqte  nostalgjikët e epokës së majmunërisë së detyruar kolektive. Por, i mërzitur prej sloganeve të përsëritura, Rama nisi të ulërínte për të zgjuar të gjithë ata që po i zinte gjumi. Dhe entuziazmi shpërtheu si në kohën e “qoftëlargut”, kur turmat e dëshpëruara çliroheshin nga makthi instinktiv pas buçimës së fjalëve të tiranit. Atëherë Rama, i lumturuar nga hosanátë e asaj turme, të mbledhur me “kopaçe”, e përfytyroi veten të shpëtuar nga katastrofa, që jo më kot mendon se do t’i sjellin ata, që “i hanë bukën dhe i përmbysin kupën”. Prandaj e trajtoi vetë demokracínë si një pronë të trashëguar, kurse veten - “misionar”,  të lindur vetëm për të drejtuar. Kurse kundërshtarët i trajtoi si hajdutë, “që vjedhin vota, për të vjedhur Shqipërínë”.(!) Ndoshta prandaj njerëzit menduan se sa shumë do të ngjirej ky liliput, nëse në Shqipërí do të lindtte befas një mesí, a do të zbriste një “ufo”, ndaj të cilit Rama të mos kishte ç’të shpifte. Se Rama nuk mund rrijë pa mohuar sukseset, edhe sikur ato të zbresin si një dhuratë nga Zoti. Mendimi “revolucionar” i sundimit pa kundërshtarë ka zënë aq rrënjë të thella tek ai dhe neobllokmenët, sa idetë e pluralizmit, të mendimit ndryshe, apo të alternativave, janë për ta vetëm ca marifete të “armikut të klasës”, që përpiqet të rrëmbejë fitoret e çdo rebelimi. Ashtu si gjithë ideatorët e sundimit pa kundërshtarë, që bëjnë çmos të ngrenë monumentin e “Njëshit”, edhe Rama me neobllokmenët përfaqësojnë atë garancinë e djeshme të mjerimit për të gjithë. 
Kush pati durim ta ndiqte deri në fund, u bind se Rama me bllokmenët e rinj nuk duan ta mësojnë me premtime një popull, të çliruar prej demokracísë nga kthetrat e pasigurisë për të nesërmen. Nuk duan ta nanuritin atë me premtime, me kërkesa llogaríe, me sovranitet real. Për Ramën dhe bijtë e Bllokut “revolucioni” nuk e ka përfunduar ciklin; nuk arriti t’i shndërronte njerëzit në “robotë”, të tillë që të votonin gjithmonë vetëm për ata, që duhet t’u kenë në dorë lirinë dhe jetën. Sepse, sipas tyre, as deliret e diktaturës nuk janë zhdukur, as inercia e pushtetit të përjetshëm nuk është shuar. Ato jetojnë në fshehtësí, atje, në fundin e ndërgjegjeve të çoroditura të mëkatarëve të papenduar, duke i zënë pusí demokracisë për t’i prishur asaj imazhin me anë sloganesh, që kapërcejnë edhe përfytyrimet më të guximshme të baballarëve të demokracive të konsoliduara. Ndoshta prandaj, ndërsa Rama ulërínte pa premtuar gjë, shumë nga të pranishmit u bindën se ky “misionar” nuk mund të ishte veçse “sozia” e “qoftëlargut”.  Ndoshta prandaj dhe mazhoranca, që  ka  kuptuar me kohë këtë destruktivitet të opozitës,  vazhdon punën e qetë, pa pyetur për vullnetin e munguar të të privilegjuarve të diktaturës. 
Ndërkohë që, në ekstazën e brohoritjeve të militantëve të porositur, Rama merrte pozat e ish-diktatorit, që ka qenë një aktor i talentuar i shndërrimit të të gjitha disfatave më dëshpëruese në spektakle fitoresh historíke!
Dhe, ndërkohë që Rama fliste, qendra e Tiranës bëhej edhe më e zymtë, trafiku sikur u zinte frymën edhe atyre që nuk kishin dalë nga shtëpia, kurse dhe ëndërrimtarëve më naivë u krijonte ndjesinë e një mjedisi, ku nuk mund të jetohet. Ndërkohë Rama, duke e  përfytyruar veten kryetar të përjetshëm bashkie, e lëshoi në fund një si “premtim”, duke deklaruar me solemnitetin e një të mbaruari se do të hapte shumë vende pune në dekadat që do të vijnë. Madje, pikërisht atëherë, kur shumica e të papunëve të sotëm të kenë dalë në pension, kurse të rinjtë, shpresëhumbur, të jenë larguar përfundimisht nga Shqipëría. Por fjalimit të Ramës nuk i mungonin sloganet me frymë enveriste, të “kripura” me fraza europianizuese, liberale, por dhe kërcënuese. Dhe militantët e blerë socialistë, gjithë sekserët e puthadorët e Ramës me shokë, ulërínin si të dalë nga vetjas, ndoshta për t’u vetëbindur se 8 Maji nuk mund të jetë aq fatal, sa po e përfytyrojnë gjithë të majtët e ndershëm. Ndërkohë Shqipëría e heshtur mendonte se këta sharlatanë, të dalë nga errësírat e komplekseve të mëkatit, nuk duhet të jenë veçse një mallkim i pashpallur ndaj një elektorati, që, padashur, ka gabuar duke mbajtur në politikë të tillë “çibanë”, të cilët vetëm po e sëmurin trupin e mëkëmbur të një Shqipëríe, të dalë me entuziazëm nga errësíra në dritë. Kurse Shqipëria mendon për dhimbjen e thellë, që duhet të ndiejnë gjithë ata, të cilëve iu mor jeta nga të tillë mashtrues profesionistë; nga demagogë që vetëm me fjalime të tilla “patetike” përpiqen të rikthejnë epokën e hurit e të litarit, duke mohuar alternativën përtëritëse të ndryshimit të ekipeve dhe të ideve ! I tërë fjalimi i Ramës sikur i tha Shqipërísë se vetëm ai është shpëtimtari i saj dhe se Nënokja jonë nuk mund të gjejë një tjetër shkatërrues, që të mburret me kaq patos për gjithçka që s’ka kaluar as nëpër mend të bëjë!

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›