E Diel, 1 Nëntor 2026

Lesi: Duhen ndryshime të thella në qeveri

TIRANË- Kreu i Lidhjes Demokratike Kristiane, Nikoll Lesi akuzoi dje dy partitë kryesore në vend për privatizim të reformës zgjedhore, duke përjashtuar partitë e vogla. Nisur nga ky qëndrim përjashtues i partive të mëdha, z.Lesi deklaroi se partia që ai drejton, në muajin tetor do të vendosë nëse do të dalë apo jo nga aleanca e djathtë e kryesuar nga Kryeministri Berisha, ku vetë ai është zëvendësministër i Kulturës. Z.Lesi shkoi edhe më tej, kur tha se duhen ndryshime të thella në qeveri dhe se ato janë domosdoshmëri për kushtet aktuale ku ndodhet sot vendi. Reagimi i ashpër i z.Nikoll Lesi, erdhi pas miratimit të reformës së re elektorale nga PD-ja dhe PS-ja, ku sipas tij nuk u morën parasysh kërkesat e partive të vogla.
(e.m/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›