E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulm mes hakerave shqiptarë dhe serbë, viktimë edhe Vesa Luma

Vetëm dy ditë më parë u mësua lajmi se hakerat shqiptarë në internet kanë sulmuar faqet serbe, duke i vënë në objektivin e tyre për goditjen e radhës. Por historia nuk mbetet me kaq dhe tani janë pikërisht hakerat serbë që kthejnë ‘reston’, duke sulmuar një sërë faqesh me shumë ndjekës dhe klikime online. Një ndër to është edhe faqja e këngëtares Vesa Luma. E para gjë që ata kanë bërë është ulja e numrit të fansave të këngëtares duke ia çuar në minimum. E mërzitur, Vesa shpreson të rikuperojë dëmin e shkaktuar në faqen e saj zyrtare për fansat.
(e.m/Bluetooth/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›