E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pishinat me te bukura ne bote

Mbretëresha e pishinave gjendet ne Amerikën Jugore, ne resortin San Alfonso del Mar ne Kili. Është një lagune artificiale dhe një pishine e ndërtuar ne një sipërfaqe prej 8 hektarësh dhe përbëhet nga 250 metër kub ujë. Ajo është 1 km e gjate, ka një thellësi prej 35 metrash. Përveç rekordit botëror, si pishina me e madhe ne bote, ajo ka dhe shume veçori, si p.sh. uji i kristalte dhe i ngrohte ne çdo stine te vitit dhe dizajni e metodat karakteristike te ndërtimit, qe mbajnë firmën e arkitektit dhe biokimistit Fernando Fischmann. Ka dhe shume pishina te tjera ne mbare boten te cilat nuk renditen për madhësinë e tyre, por për karakteristikat e veçanta dhe mbi te gjitha format e vendet ku janë ndërtuar.

Pishina e Crown Towers Hotel ne Taipa, ishulli Makau. Një pishine mahnitëse e me një pamje përrallore para saj. Ajo mund te jete edhe e hapur edhe pishine dimërore.

Pishina ne Burj Al Arab ne Dubai. Te ofron një pamje magjepsëse te Dubait. Rreze dielli dhe kënaqësi te pafundme është gjithçka qe te ofron kjo pishine.

Mrekullia e radhës ofrohet ne hotelin Golden Naget ne Las Vegas. Është pishina qe nuk dihet se ku fillon e ku mbaron. Një pishine me kuptimin e plote te fjalës, magjike.

Mund te përmendet edhe pishina e quajtur Laguna Blu ne Islande. Ajo përbëhet nga një sipërfaqe prej qindra metrash me ujë te ngrohte dhe është mjaft e preferuar nga qindra e mijëra turiste te huaj ne vit.

Nuk mund te mungonte ne liste hoteli Begavan Giri ne Ubud, Bali. Nga një pishine ne çdo vile te këtij resorti turistik.

Te gjithë e njohim New Yorkun, edhe pse nga televizori. Gratacelat apo te quajtura ndryshe qiell gërvishtëset te ofrojnë ne pëllëmbe te dorës te gjithë gjallërinë e New Yorkut. Imagjinoni me pas te notoni mbi to. Ketë ta ofron hoteli i quajtur Mandarin Oriental. Pishina e gjendur ne katin e fundit te saj, duket sikur te afron edhe me shume me diellin.

Uji i pishinës duket sikur del nga dhoma jote e hotelit. Kjo është pamja qe ofrohet nga pishina e hotelit 4 stinët ne Kosta Rika. Çdo dhoma e tij ka pishinën personale.

Hoteli luksoz Perivolas ne Santorini ofron për turistet pishinat qe radhiten nder me te mëdhatë dhe me te bukurat ne te gjithë boten.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›