Moisiu, apel politikës: Gjeni gjuhën e komunikimit
Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, u ka bërë thirrje krerëve të politikës shqiptare që të gjejnë gjuhën e komunikimit për të zgjidhur situatën e krijuar. Gjatë një aktiviteti të organizuar nga ambasada italiane, Moisiu tha se klasa politike duhet të tregohet më e ndjeshme ndaj problemeve të vendit. U bëj thirrje forcave politike kryesore të mendojnë më shumë për këtë popull. Drejtuesit politikë duhet të tregohen më elastikë në kuptimin e zgjidhjes së problemeve të lindura, në mënyrë të veçantë të gjejnë forcën e duhur për tu treguar më të ndjeshëm ndaj vuajtjeve dhe problemeve të njerëzve, - ka deklaruar Moisiu.