Moisiu feston 80-vjetori, ceremonia mbledh 4 presidentë
TIRANE- Ish-presidenti i Republikës, Alfred Moisiu festoi dje 80-vjetorin e lindjes mes familjes, miqve por edhe shumë bashkëpunëtorëve të tij. Ceremonia e organizuar në një lokal në periferi të Tiranës u shndërrua në një aktivitet mondan, ku morën pjesë personalitetet më të larta të shtetit. Aty ishin ftuar të gjithë ata që kanë bashkëpunuar me ish-presidentin, por edhe ata me të cilët Moisiu ka pasur përplasje dhe kontradikta. Duke lënë pas çdo gjë të së shkuarës, e gjithë politika shqiptare u mblodh kësisoj për t’i thënë “Gëzuar” një prej burrave të shtetit shqiptar.
Moisiu është kujdesur në mënyrë të veçantë për të mbledhur bashkë në një tavolinë të gjithë krerët e shtetit shqiptar, të zgjedhur pas shpalljes së pluralizmit në vend. Konkretisht në të ashtuquajturën tavolina VIP, Moisiu ka pasur në krahun e tij të djathtë presidentin aktual të Republikës, Bamir Topi, i cili shoqërohet në këtë ceremoni nga bashkëshortja, Teuta. Në krah të Topit, Moisiu kishte përcaktuar të ulej ish-presidenti i fundit komunist, Ramiz Alia. Ndërkohë që në të njëjtën tavolinë ka qenë edhe paraardhësi i Moisiut, ish-kreu i shtetit, Rexhep Mejdani.
Ndërkohë mes të ftuarve VIP që bojkotuan ceremoninë e ditëlindjes së Moisiut ishin, kryeministri Sali Berisha, kryeparlamentarja Jozefina Topalli si dhe kreu i opozitës, Edi Rama, ndërkohë që nga politikanët u pa vetëm Namik Dokle. Mungesa e shefit të qeverisë në këtë festë mendohet të ketë ndodhur për shkak se në promovimin e librit të tij të kujtimeve, Moisiu nuk ka nguruar aspak që Berishën ta krahasojë me diktatorin Enver Hoxha, teksa u shpreh gjatë fjalës së shkurtër se, “kishim një dhe po na bëhen dy Enver-a”. Mosprania e kryetares së Kuvendit ka lidhje me kontradiktat e forta që ajo ka pasur me Moisiun gjatë periudhës kur ai ishte në krye të shtetit shqiptar, ndër të cilat veçohet përplasja për çështjen e prokurorit të Përgjithshëm, Theodhori Sollaku. Ndërkohë të paqarta janë arsyet pse kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama vendosi t’i thotë “Jo” ftesës së Moisiut për të qenë i pranishëm në ceremoninë e 80-vjetorit të lindjes së tij.
(s.g/BalkanWeb)